У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Kush do ta pasojë Ajatollah Ali Khamenei или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vrasja e Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në valën e parë të sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael e ka futur Republikën Islamike në momentin e saj më të pasigurt që nga viti 1979. Për këtë arsye, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, Kryetari i Gjyqësorit Gholam-Hossein Mohseni-Eje'i dhe Zëvendëskryetari i Asamblesë së Ekspertëve, Alireza Arafi, si pjesë e këshillit të përkohshëm të udhëheqësisë, kanë nisur punën për zgjedhjen e pasuesit të tij. Teksa është e vështirë të parashikohet se kush do të jetë drejtuesi i ri i vendit, mbijetesa e sistemit teokratik të vendit është në rrezik, pasi sipas analizave në agjencitë ndërkombëtare, ekuilibrat janë prishur dhe një pjesë e drejtuesve kryesorë janë vrarë. Ndër emrat më të përfolur për t’u zgjedhur janë djali i madh i Khameneit, Mojtaba, dhe Hosein Khamenei, një nga 15 nipërit dhe mbesat e ish-liderit suprem. Prej kohësh pritej që Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të luante një rol kryesor në këtë proces, por nivelet e saj të larta janë dobësuar gjithashtu dhe nuk është e qartë se sa do të jetë ende në gjendje të ndikojë. Kushtetuta thotë se një udhëheqës i ri duhet të zgjidhet brenda tre muajsh. Deri atëherë, detyrën e kanë marrë përsipër Pezeshkian, Arafi dhe Mohseni, të cilët kanë thënë se këshilli do të vazhdojë rrugën e Khameneit dhe janë zotuar për hakmarrje ndaj armikut. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/