 
                                У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Trump ‘nuk është i lumtur’... Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
                        Если кнопки скачивания не
                            загрузились
                            НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
                        
                        Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
                        страницы. 
                        Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
                    
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e tij në Izrael të dielën, pasi shprehu mbështetjen e fuqishme të administratës amerikane për Izraelin në luftën kundër Hamasit. Vizita e kryediplomatit amerikan zhvillohet pasi presidenti amerikan, Donald Trump, qortoi Izraelin për sulmin e paprecedent në Doha të Katarit më herët gjatë javës, kur Izraeli shënjestroi udhëheqësit e Hamasit. Kjo ishte hera e parë që Izraeli kreu një sulm ndaj Katarit, aleatit të SHBA-së, sulm që ka rritur presionin ndaj përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në Gazë. Para se të nisej për në Lindjen e Mesme, Rubio u tha gazetarëve të shtunën se Trump “nuk është i lumtur” për sulmin, por kjo “nuk do të ndryshojë natyrën e raporteve me izraelitët. Por, ai shtoi se SHBA-ja dhe Izraeli “do të flasin lidhur me” ndikimin e sulmit ndaj përpjekjeve për armëpushim. Të premten, Trump u takua me kryeministrin e Katarit, Sheikun Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ndërkaq vizita e Rubios zhvillohet para se udhëheqësit arabë dhe myslimanë do të takohen të hënën në Doha për të shprehur solidaritet me shtetin e Gjirit Persik pas sulmit ajror izraelit. Sulmi i Izraelit kishte në shënjestër udhëheqësit e Hamasit që po mblidheshin për të diskutuar një propozim të ri për armëpushim, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbrojtur operacionin, duke thënë të shtunën se vrasja e zyrtarëve të lartë të Hamasit do të eliminonte “pengesën kryesore” për t’i dhënë fund luftës. Në Jerusalem, Rubio së bashku me Netanyahun do të vizitojë Murin Perëndimor të dielën, sipas zyrës së kryeministrit izraelit. Takimet e tij kryesore me zyrtarë, përfshirë Netanyahun, do të zhvillohen të hënën, përpara se kryediplomati amerikan të largohet nga Izraeli të martën. Ditët e fundit, Izraeli ka intensifikuar përpjekjet për të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, qendrën më të madhe urbane të territorit palestinez, duke u thënë banorëve të evakuohen dhe duke sulmuar ndërtesa shumëkatëshe që thotë se përdoren nga Hamasi. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#TopChannel