У нас вы можете посмотреть бесплатно INSPIRIMI - NJI LIBËR ME TITUJ - ( Versioni Baladë ) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
NJË LIBËR ME TITUJ Ishte njeriu që të kuptonte ende pa e thënë ti fjalën, të lexonte mendimin dhe e dinte se çka të mundonte. Ishte një gjeni që rrallë ka një familje, ai që veten nuk e shikonte, edhe pse ishte i sëmurë, për të tjerët mendonte… Ishte këshilla e të gjithëve, ndoshta jo edhe e vetes, por s’ka gjë, mjafton që të gjithë atyre që u tha një fjalë, një gjë është e sigurt: fjalën e tij do ta mbajnë në mend dhe do ta ruajnë si nëpër mall. Ai s’fliste kot, ai ta thoshte troç atë që mendonte se është për ty ta thënë. Ku ta di unë, ai mbase të shikonte me ngjyra, ai ndoshta të paramendonte se në ç’rrugë një ditë do jesh. Nëse të thoshte një fjalë të rëndë, nuk e thoshte nga inati, por ngaqë të donte. Ai kishte përgjigje për gjithçka, ai ishte shkrimtar pa libër, poet pa poezi. Më tha një ditë: “Sikur të mund të shkruaj një libër me tituj tregimesh…” O a e kuptoni ju se ç’do të thotë kjo? “Një libër me tituj”, ç’titull i bukur për një libër që mbeti e pashkruar. Ai shkoi në botën e përjetshme, me vete mori, ku ta di unë, se sa shënime të pashkruara, ku ta di unë se sa shumë gjëra nuk i tha, sepse s’donte të na mërziste. Ai mendonte shumë herë për ta thënë një fjalë, nuk gabonte, edhe sikur gabimi të gabonte. Kush e lexonte jetën e tij, nuk do të mund të mos e kuptonte shikimin e tij. Në shikim lexohej se ai ishte një mal me kujtime, një libër i pashkruar, por me shumë shënime. Ai ishte një histori e trishtë, një anije që kishte goditur ajsbergun, por që mbijetonte gjysmë në ujë. Ai kishte përgjigje për gjithçka, ai ishte shkrimtar pa libër, poet pa poezi. Më tha një ditë: “Sikur të mund të shkruaj një libër me tituj tregimesh…” O a e kuptoni ju se ç’do të thotë kjo? “Një libër me tituj”, ç’titull i bukur për një libër që mbeti e pashkruar. Që kur koha për të filloi të numëronte mbrapsht ditët, ai luftonte me gjithë forcën të mbijetonte, vetëm sa për të thënë se unë isha këtu me ju, e i njëjti mbeta kudo që më dërgoi jeta. Unë kurrë s’ju harrova, edhe kur larg shkova e larg përfundova. Në takimin e fundit e lashë disi si në gjysmë-fjetur, më tha lamtumirë, por sikur nuk donte të shkoja. I trishtuar unë u ktheva nga ku kisha ardhur, me bindjen se një ditë do të më vinte një lajm i hidhur. E dija se sot, nesër apo pasnesër, dikush do të më thoshte lajmin e hidhur. Nuk e besoja se do të ishte kaq i shpejtë trishtimi. Pikëllimi ishte ndryshe, sikur as vetë se kuptoja pse ai duhej të shkonte. Pikëllimi ishte dyfish, sepse ai ishte njeri tjetër, ai kishte vizion për jetën, edhe pse jeta atë shpejt e la. Ai kishte përgjigje për gjithçka, ai ishte shkrimtar pa libër, poet pa poezi. Më tha një ditë: “Sikur të mund të shkruaj një libër me tituj tregimesh…” O a e kuptoni ju se ç’do të thotë kjo? “Një libër me tituj”, ç’titull i bukur për një libër që mbeti e pashkruar. Ai ne na la, por kujtimet do të jetojnë gjithmonë. Gjithmonë kujtimet do të jetojnë për këtë libër me tituj të pashkruar, për këtë njeri të madh që nuk lind shpesh. I pavdekshëm do të jetë kujtimi për ty, o daja im, ti që shkove shumë herët, atje ku një ditë edhe ne do të vijmë… Teksti: Sami ALIU Realizimi me IA