У нас вы можете посмотреть бесплатно "Sport Focus" -Elert Yzeiri, foli për paraqitjen e sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #sportfocus #anilazymberaj #elertyzeiri Në një lidhje direkte për “Sport Focus”, drejtori i medias në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Elert Yzeiri, foli për paraqitjen e sportistëve shqiptarë në disiplinat e skive alpine në Lojërat Olimpike dhe për garimin e Deni Xhepës në pistat më të vështira të kalendarit ndërkombëtar. Sipas Yzeirit, skitë alpine mbeten ndër disiplinat më të forta dhe më të ndjekura të Lojërave Olimpike, për shkak të numrit të lartë të sportistëve dhe nivelit shumë të lartë të konkurrencës. Ai shpjegoi se sportistët shqiptarë garojnë në disiplinat Downhill, Super G, Giant Slalom dhe Slalom, ku sfidat janë të mëdha si nga ana fizike, ashtu edhe teknike. Deni Xhepa nuk arriti të garojë në disiplinën Downhill, por mori pjesë në Super G, një garë shpejtësie në pistë malore, e cila konsiderohet ndër më të rrezikshmet pas Downhill-it. Pista ku po zhvillohen garat vlerësohet si një nga më të vështirat në të gjithë kalendarin e Kupës së Botës, gjë që e bën paraqitjen edhe më sfiduese për sportistët debutues. Paraqitja e Deni Xhepës në Super G u konsiderua dinjitoze, edhe pse ai u rendit në vendin e 34-të, duke qenë se garoi për herë të parë në këtë pistë dhe pa përvojë të mëparshme në këto kushte. Performanca e tij ka marrë vëmendje dhe vlerësime edhe nga strukturat ndërkombëtare të sportit olimpik, si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe drejtues të lartë të lëvizjes olimpike, të cilët e kanë konsideruar prezantimin e sportistit shqiptar si pozitiv për një debutues në këtë nivel. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/sport/olimpike... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranews.one X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News