У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 22 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 22 shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Rama: Shqipëria në Bordin e Paqes, krenari. Sensibilizim për të zhbërë “maskaradën e Hagës” Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria u ul me krenari në tryezën e Bordit të Paqes. Ai beson se shqetësimi i ngritur prej tij para presidentit Trump për procesin ndaj krerëve të UÇK-së do të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese në Hagë. Berisha: Rama, politikë megafoni. Diplomaci konvencionale për luftëtarët e UÇK-së Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se politika e megafonit, që sipas tij zbatoi Edi Rama edhe në takimin e “Bordit të Paqes”, dëmtoi ish-krerët e UÇK-së. Ai thekson se, për t’i ndihmuar ata, duhet diplomaci konvencionale. “Librazhd–Prrenjas” mbetet i bllokuar. Prokuroria nis hetimet për 4 vepra penale Komunikimi me juglindjen e vendit përmes aksit Librazhd–Prrenjas mbetet i pamundur për shkak të dëmtimit të një ure. Prokuroria ka nisur hetimet për 4 vepra penale, mes të cilave “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”. SPAK çon në gjyq Suel Çelën dhe 20 të tjerë. Nën akuzë për atentate, vrasje dhe trafik droge SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Suel Çelën dhe 20 persona të tjerë të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale. Ata akuzohen për atentatin ndaj Ardian Çapjas, vrasjen e Bledar Muçës, si dhe trafikimin e rreth 1 toni kokaine. Më shumë meshkuj raportojnë dhunë në familje. Shkak kryesor, pronat Jo vetëm gratë, por edhe burrat raportojnë dhunë brenda familjes. Sipas të dhënave të policisë, në vitin 2025 kanë mbetur të lënduar 877 meshkuj, ku shkaku kryesor mbeten konfliktet familjare për çështje të pronësisë. Hyri në rezidencën e Trump, ekzekutohet 20-vjeçari. Kishte armë dhe shishe me benzin Një 20-vjeçar u ekzekutua nga shërbimet sekrete amerikane pasi hyri fshehtas brenda perimetrit të sigurisë së rezidencës së presidentit Donald Trump në Florida. Agjentët thanë se ai ishte i armatosur dhe me vete kishte edhe një shishe me benzinë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/