У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/ Skandal në mjekësi, pa firmën për punë të detyruar, s’jepen bursat e ekselencës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një prind i një studenti ekselent në Universitetin e Mjekësisë ka denoncuar mosshpërndarjen e bursave të ekselencës për këtë vit akademik, pavarësisht se VKM-ja 903 parashikon përfitimin prej 100 mijë lekësh të vjetër në muaj për studentët me mesatare 9–10. Ndërsa universitetet e tjera i kanë shpërndarë paratë, Mjekësia ende nuk ka publikuar listat dhe nuk ka kryer pagesat. Administrata jep versione kontradiktore për këtë ngërç. Financa thotë se procesi është në pritje të procedurave dhe frekuentimeve, ndërsa sekretaria pohon se listat e përfituesve kanë mbërritur. Ndërkohë, rreth 500 studentë pretendojnë se u kërkohet të nënshkruajnë kontrata për punë të detyruar pas studimeve; në të kundërt, rrezikojnë të mos përfitojnë bursën. Sipas avokatëve Klaudi Zholi dhe Adriana Kalaja, ky kushtëzim përbën shkelje ligjore, pasi bursa e ekselencës nuk mund të lidhet me detyrimin për punësim. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan