У нас вы можете посмотреть бесплатно Nën shënjestrën e mafias, 5 'kontratat e vdekjes' në Greqi / Si sot një vit më parë...! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Si sot një vit më parë, një vrasje mafioze në Greqi i mori jetën shqiptarit, Aris Papa. Tetë plumba u shkrepën në drejtim të Papas, duke përmbyllur një seri prej 13 ekzekutimesh të njëpasnjëshme, për përplasje mes bandash rivale për pazaret e drogës. “Aris” ishte “kontrata e vdekjes” e luftës së bandës mafioze shqiptare, që shkaktonte terror në qendrën e Athinës, që nga viti 2007. Aris Papa, 32 vjeç, mbeti i vrarë, në një lokal në lagjen Sepolia të kryeqytetit grek. Aso kohe, Papa qarkullonte i veshur me jelek antiplumb pas kërcënimeve të vazhdueshme, por edhe disa tentativave të mëparshme për ekzekutimin e tij. Ai u qëllua në kokë me armë zjarri duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i krimit arriti t’u shpëtonte duarve të policisë helene. Sipas një dëshmitari okular, autori e qëlloi viktimën pa hyrë në kafe, ndërsa më pas ai u largua në këmbë përmes rrugës dhe mori një taksi. Siç përshkruante ai, në kohën kur personi i armatosur hapi zjarr, shumë qytetarë rrezikuan jetën për shkak se ishin pranë objektivit. “Autori ishte i shkurtër dhe i hollë me një xhuboks të bardhë. Ai nuk hyri brenda, ai ishte jashtë derës dhe qëlloi. Pranë tij ishte një çift që pinte kafe dhe pranë atij që u vra ishte pronari i lokalit dhe pesë persona të tjerë. Ai qëlloi, u kthye dhe iku me vrap. Policët e parë erdhën dy deri në tre minuta më pas, sepse ishin në kishën afër. Ata patrulluan rrugëve por nuk gjetën asgjë. Viktima ishte rrëzuar dhe shpina ishte plot me gjak. Unë nuk e pashë autorin e krimit sepse isha larg, por pashë skenën” – deklaronte dëshmitari okular. "Si sot një vit më parë" është një rubrikë e re në Top News, e cila rikthen në vëmendjen e publikut ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur një vit më parë. Në rubrikën prej pak minutash rikthehet ngjarja më e rëndësishme e një viti më parë nga politika, kronika, ekonomia, por edhe rajoni, bota e sporti. Nga e hëna në të premte, ora 09:45 do të ndiqni rubrikën më të re. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #sisotnjëvitmëparë#TopNews#TopChannel