У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Berisha: Rama vulosi vetëvrasjen e tij politike или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për afro 80 minuta opozita protestoi paqësisht përpara Parlamentit, nën masa të larta sigurie. Sali Berisha i priu demokratëve në sallë, ndërsa jashtë seancës Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët u përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, mbajtën peshën e protestës, e cila u ndoq në kohë reale në ekranin e vendosur përpara sheshit të Parlamentit. I vetmi moment tensioni u shënua fill pas rrëzimit nga ana e maxhorancës të kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut. Në pritje të Sali Berishës që t’i bashkohej protestuesve, këta të fundit u përplasën me efektivët e policisë, në drejtim të të cilëve hodhën tymuese dhe spray, si dhe hoqën barrierat metalike. Përpara turmës, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se me votën kundër në Parlament shënoi vetëvrasjen e tij politike. “Sot, ai nuk votoi për Lubi Ballukun, votoi për veten e tij, votoi për të mbrojtur vjedhjet që ka bërë, krimet e shëmtuara që ka kryer. Shënoi fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë me të gjitha mjetet nga pushteti i tij i krimit”. Jo vetëm një votë kundër drejtësisë, por me qëndrimin e saj maxhoranca, sipas Berishës, dëmtoi edhe aspiratën europiane të shqiptarëve. “Kjo që ndodhi sot është apel për ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do këtë vend të bashkohet për të larguar një minutë e më parë qeveritarin më të poshtëruar që kanë pasur në historinë e tyre, Edi Ramës". Ai tha se shqiptarët janë të legjitimuar në kauzën e tyre, teksa ndau me mbështetësit e opozitës, si gjatë protestës ashtu edhe në selinë blu, datën e tubimit të radhës. “Me 22 mars, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në fitoren përfundimtare”. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/