У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trupa tokësore në Iran? Trump: Humbje kohe, liderin e ri Suprem ta zgjedhim ne! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një operacion tokësor i Shteteve të Bashkuara në Iran për presidentimn amerikan Donald Trump, do të ishte humbje kohe. Në një intervistë për NBC Neës, Trump e cilësoi një skenar të tillë si të panevojshëm. Është humbje kohe. Ata kanë humbur cdo gjë. Kanë humbur marinën e tyre, kanë humbur gjithçka që mund të humbisnin. Duke reaguar ndaj një deklarate të ministrit iranian të Jashtëm, Abbas Araghchi, sipas të cilit një operacion tokësor amerikan do të përfundonte me një “katastrofë”, Trump u shpreh vetëm se këto ishin thjesht “fjalë boshe”. Araghchi qe shprehur se Republika Islamike është e përgatitur për çdo situatë të mundshme, qoftë kjo edhe një inkursion tokësor. “I presim armiqtë, jemi të sigurtë që mund t`i bëjmë ballë”, deklaroi kreu i diplomacisë iraniane. Por Trumpi është i bindur në fuqinë e ushtrisë amerikane; “Ne kemi burime të mjaftueshme për të vazhduar sulmet. Kemi aq shumë muncione sa njerëzit nuk e kuptojnë, kemi më shumë se kurrë u shpreh ai. Më tej, ai këmbënguli se SHBA-ja duhet të ketë rol në përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pasi lideri suprem Ali Khamenei u vra që në valën e parë të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit. “Ne duam të hyjmë atje dhe të pastrojmë gjithcka. Duam që iranianët të kenë një udhëheqës të mirë. Kemi disa njerëz të cilët mund ta bëjnë shumë mirë këtë detyrë”, ishte komenti i tij, teksa u shpreh kundër emërimit të djalit të udhëheqësit të vrarë suprem iranian Ali Khamenei, Mojtaba. Ata po humbasin kohën. Djali i Khameneit është peshë e lehtë. Unë duhet të jem i përfshirë në emërim. Trump shtoi se do të preferonte të kishte një udhëheqës të ngjashëm me presidenten e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e cila e zëvendësoi Nicolas Maduro pas rrëmbimit të tij nga forcat amerikane në janar. Edhe pse kishte shërbyer më parë si zv/presidente e Maduros, Rodriguez ka lejuar Uashingtonin të shesë naftën e Venezuelës dhe të ndërpresë furnizimet me karburant për Kubën nën kërcënimin e sulmeve të mëtejshme amerikane. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Iran#Trump#TopChannelNews