У нас вы можете посмотреть бесплатно Lazarati zgjohet pa krisma - News, Lajme - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
http://www.vizionplus.tv / vizionplustv / vizionplustv Lazarati është gdhirë i qetë sot ndërsa ka marrë fund beteja 5-ditore e shtetit me trafikantët e drogës dhe grupeve kriminale që qëlluan me armë ndaj policisë gjatë operacionit të saj për asgjësimin e parcelave me lëndë narkotike në këtë fshat. Këto janë pamjet e marra sot herët në mëngjes në rrugët e këtij fshati, ku duket qartë qetësia që mbizotëron atje si dhe prezenca e shtetit. Çdo makinë që kalon në rrugë ndalohet dhe kontrollohet nga policia ndërkohë që askush nuk pengohet të lëvizë nga fshati drejt aksit kryesor dhe anasjelltas. Policia e Shtetit është prezent në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën. Zona të ndryshme të fshatit janë mbuluar nga tymi i krijuar si pasojë e asgjësimit të kanabisit, ndërsa që prej mëngjesit policia ka rifilluar veprimet në të gjithë Komunën për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe më pas asgjësimin e tyre. Krahas kësaj, po identifikohet vendndodhja dhe po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve. Ata mendohet se janë strehuar në tunelet e ushtrisë, lart ne mal. Policia vijon sërish kontrollet në banesa për praninë e lëndëve narkotike brenda tyre apo mbjelljen e saj në oborret e shtëpive, ndërkohë që nga kontrollet e zhvilluara, në ambientet mbi depon e ujit në qendër të fshatit Lazarat, gjatë ditës së sotme është bërë e mundur që të gjenden e sekuestrohen 1 antitank, 1 mitraloz dhe një sasi e madhe fishekësh e municioni mitralozi, antitanku, e armësh të tjera.