У нас вы можете посмотреть бесплатно Parashikimi i motit për muajin Shkurt 2012-(11 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Veriu dhe Verilindja e vendit pritet të përballen me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Sipas meteorologëve në të gjithë vendin do të vazhdojnë reshjet deri në javën e tretë të Shkurtit. Lajda Porja: ”Parashikohet që situata të mbetet problematike gjatë gjithë kësaj fundjave, ku në zonat malore kryesisht në veri, veri-lindje do të ketë reshje të dendura dëbore ndërkohë pjesa tjetër e territorit do të përjetojë shira intensivë. Duke filluar që nga dita e hënë pritet një përmirësim i motit. Vranësirat dhe shirat do të zhvendosen vetëm drejt zonave malore, ndërkohë në zonat e ulëta dhe bregdetare do të shfaqen edhe intervale me kthjellime. Në fakt do të theksoja që deri në datën 20-21 Shkurt moti i paqëndrueshëm do të mbetet prezent në territorin shqiptar”. Përmirësimi i kushteve të motit pritet vetëm në 10 ditësh-in e tretë të Shkurtit, por sërish temperaturat do të jenë të ulëta. Lajda Porja: “Përmirësim të kushteve atmosferike parashikohet të jenë në 10 ditësh-in e fundit të Shkurtit, ku situata e reshjeve do të përmirësohet, pra do të kemi mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat në fakt do të vazhdojnë të jenë të ulëta duke qenë se muaji Shkurt ishte parashikuar të ishte rreth 2 gradë më ftohtë se sa një muaj normal”. Duke e krahasua muajin Shkurt të këtij viti me atë të 2011 vihet re se sasia e reshjeve është më e madhe. Problematikë sipas meteorologëve janë temperaturat, të cilat janë deri në 1.5 gradë më të ulëta se mesatarja mujore e Shkurtit./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/