У нас вы можете посмотреть бесплатно Mimoza Elezi - Kenga e Selman Lites - Kenge Rapsodike nga Stambolli-Ajrullah Emini- или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shqiptaret eTurqise - Arnavutça Müzikler ve şarkılar- Arnavutça Aşk Şarkıları . Türkçe Yayınlar Kanalım: / @arnavutkizimimoza Facebook Sayfam: / İnstagram: / tiktok: https://www.tiktok.com/@shqiptaretarn... Tragjedia familjare e Selman Litës, këngë e shënuar në shekullin 19-të paraqet një tragjedi ndër më të rëndat të kujtesës sonë popullore.Selman Lita, të cilit cubat ia vrasin dy bijtë, natën që ata duhej të hynin në gjerdek. Gjëma ishte marrë vesh me të arritur nuset në familjet e burrave. Duke u kacafytur me cubat, të cilët u kishin rrëmbyer bagëtinë në stane, ata vrasin dy dhëndurët dhe dy nuset mbesin para dilemave ekzistenciale. Ta ruajnë nderin e dhembjen e kryefamiljarit, i cili pos humbje së dy bijve po humbiste edhe dy nuset, apo të sakrifikonin rininë e tyre, duke pritur të rriteshin dy vëllezërit e vegjël të burrave, e pastaj të martoheshin me ta. Nuset vendosin të mos e rëndojnë edhe më tej tragjedinë familjare të vjehrrit, por të solidarizohen me qëllim të mbijetojnë të gjithë së bashku. Në këtë këngë tragjike, e cila këndohet përmes dhembjes e vetëpërmbajtjes së këngëtarit, hakmarrja e Selman Litës për bijtë nuk është preokupimi kryesor, madje nuk është as dytësor, sepse hakmarrja nuk kishte si mos të ndodhte dhe ajo ndodh po në atë ditë nga krushq e dasmorë, por preokupimi kryesor ishte veprimi i nuseve për ta shëruar sado pak tragjedinë dhe për të vazhduar jetën në familjen, e cila në ditën e gëzimit më të madh, ishte ballafaquar me një tragjedi të papritur me humbjen e dy burrave që po martoheshin, me qëllim për të ngritur familjet e tyre.