У нас вы можете посмотреть бесплатно "Jo më inspektime në pafundësi, hap derën e futu", Rama-Sulës: Ta mbash me shëndet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në takim sot, 13 shkurt, me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, dhe drejtuesit e inspektoriateve të vendit, për fazën e re të reformës së sistemit të inspektimeve. “Nuk kemi bërë progresin e nevojshëm, mbetet një problem në organizim, mendësi dhe në hendekun midis shërbimit dhe pengimit të atyre që duhet të shërbehen dhe që jo rrallë në vend së të shërbehen, të keqtrajtohen dhe abuzohen”, tha kreu i qeverisë. “Kur vjen puna te shteti, për aq kohë sa na jepet mundësia, mirë është të përpiqemi sëbashku, kjo është edhe një lloj sfide personale sepse zotëria nuk më ka kursyer kur isha në Parlament. Tani ta shohim si do e bëjë punën për të cilën nuk na ka lënë gjë pa na thënë ne. Të kalosh nga teoria te praktika është njësoj si të kalosh nga poezia te romani”, tha ai, referuar Sulës, i cili sapo e ka marrë detyrën si kreu i Inspektoriatit qendror. “Duhet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere. Kërkon standard etik të unifikuar, certifikim dhe që sistemi të jetë i besueshëm”, theksoi Rama. Numrin e inspektimeve në Shqipëri e cilësoi “katastrofik”, pasi sipas tij sistemi duhet të bazohet në qasje tjetër. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan