У нас вы можете посмотреть бесплатно Shembet ura e Bunës në Shkodër, bllokohen banorët e komunës Ana e Malit - (4 Tetor 2002) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Ka dy ditë që 7 mijë banorë të komunës Ana e Malit në prefekturën e Shkodrës janë bllokuar matanë lumit të Bunës. Ura e vjetër një shekullore, përfundoi në ujëra, si pasojë e vjetërsisë dhe mosmirëmbajtjes. Drejtuesit e automjeteve kishin kohë që flisnin për rrezikun e kalimit mbi të, por deri ditën që hekurat e vjetër nuk mundën të mbanin peshën e një automjeti të rëndë tip betoniere, askush nuk ishte kujtuar se kjo urë po rrëzohej. Shoferi:- “Në orën 6:20, në rrugën e parë, kam rënë nga ura, u thye dërrasa dhe rashë brenda, duke u mbajt tek hekurat. Erdha këtu, takova një të policisë dhe i thashë, që ura nuk është në terezi, lajmëro qendrën, se ura është jashtë funksionit. Unë kalova dhe ika për në Shirok, më pas ura u shemb. Unë jam shofer autobusi dhe e bëjë këtë rrugë 8 herë në ditë, me qindra herë jemi ankuar, që do biem brenda, po mbysim njerëzit, askush si ka vënë veshin, vetëm ka vënë dy dërrasa të vjetra”. Por problemi i urës sipas autoriteteve të qeverisjes vendore të qytetit të Shkodrës, ishte shumë i vjetër, gjë që edhe mund të parandalohej. Kryetari i komunës Ana e Malit, Beqir Malja thotë: Beqir Malja:- “Ky është dëmtimi më i madh ndoshta që i është bërë qytetit të Shkodrës dhe për mua si kryetar komune dhe si qytetar i Shkodrës, unë vërej, se që sot ndihet ajo mungesa e qytetit të Shkodrës për të kaluar urën e Bunës dhe për t’u lidh me pjesën shumë të rëndësishme, qoftë me Malin e Zi, qoftë edhe me komunën e Anës së Malit. Specialistët dhe unë si kryetar komune kishim lajmëruar me kohë që një ditë kjo urë do të prishej”. Automjetet janë bllokuar për të kaluar në drejtim të pikës doganore të Murriqanit. Ndërkohë që për këmbësorët është vendosur kjo motobarkë, për të bashkuar brigjet. Sipas bashkisë së qytetit, kalimi për në anën tjetër është falas, por abuzuesit kanë nisur nga puna dhe banorëve u duhet të paguajnë 30-50 lekë të reja për çdo rrugë. Trupat xheniere të ushtrisë ndërkohë kanë filluar nga puna për të ringritur urën, sipas specialistëve, mbikalimi do të jetë provizor, rreth 40 metra i gjatë, ku do të lejohen të qarkullojnë automjetet e rënda deri në 15 ton./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/