У нас вы можете посмотреть бесплатно Relaks, freski, udhetim, Shqiperi!----------kanionet e Tujanit! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vetëm disa të rinj aventurierë që kanë mundur të udhëtojnë në këto zona, kanë sjellë disa imazhe e foto të tyre. Ne udhëtuam një të ditë drejt Kanioneve të Tujanit. Bëhet fjalë për rrugën nga Tufina, që të gjithë e njohin si një pikë fundore të Tiranës, ku ndodhen dhe varrezat e qytetit. Por pas Tufinës rruga të çon drejt fshatit të Brarit, një fshat i bukur pjesa kryesore e të cilit është i vendosur në një kodër të gjelbëruar në anën e majtë. Vazhdon udhëtimin pasi lë fshatin Brar dhe futesh në një rrugë me çakull, e pashtruar, që është fillimi i Rrugës së Arbrit, që do lidhë Tiranën me Dibrën dhe Maqedoninë. Për gati 4 km duke ecur me ngadalë në një rrugë të tillë, mbërrin në një zonë me shkëmbinj shumë të lartë dhe me forma të cuditshme. Zona ka një emër, quhet Shkalla e Tujanit, ku është ngritur dhe një restorant me të njëjtin emër.Shkalla e Tujanit është grykë e ngushtë 1000 metra e thellë, e çarë nga gëlqerorët e vargut malor Krujë-Dajt nga lumi i Tiranës. Ajo veçon malin e Dajtit nga mali i Priskës së Vogël (1241 metra). Si pasojë e disa fenomeneve dhe dukurive karstike jane krijuar dhe mjaft shpella ende të panjohura. Në të dalë të grykës, lumi i Tiranës ka formuar kanione të ngushta, mjaft të bukura për tu eksploruar E gjithë kjo bukuri ndodhet vetëm 10 km larg qendrës së Tiranës. Pamja piktoreske dhe ajri i freskët e bejne atë një zgjedhje perfekte për të kaluar një dite ndryshe, të bukur e të qetë. Një drekë te restoranti tradicional që ka dhe emrin e zonës, do e bënte më të bukur ditën tuaj në këtë zonë, fare pranë Tiranës.