У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Ukraina nuk goditi rezidencën e Putinit / CIA kundërshton pretendimet e Kremlinit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
CIA ka vlerësuar se Ukraina nuk ka shënjestruar një rezidencë të përdorur nga Presidenti Vladimir Putin në një sulm të kohëve të fundit me dron në Rusi, sipas zyrtarëve amerikanë, duke rrëzuar kështu një pretendim që udhëheqësi rus i kishte paraqitur Presidentit Donald Trump në një telefonatë të hënën. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e informoi Trumpin mbi vlerësimin të mërkurën, thanë zyrtarët. Rusia kishte ngritur publikisht akuza se Ukraina u përpoq të godiste shtëpinë e Putinit të hënën, dhe Trump u tha gazetarëve se Putini ia kishte thënë këtë në telefon. Në atë kohë, presidenti tha se ishte i shqetësuar nga veprimi i raportuar, duke lënë të kuptohej se e besonte udhëheqësin rus edhe pse Ukraina mohoi me forcë se qëndronte pas një sulmi të tillë. "Nuk më pëlqen. Nuk është mirë," tha Trump, duke e përshkruar veten si "shumë të zemëruar" pasi dëgjoi pretendimin. Ai pranoi se ishte "e mundur" që pretendimi të ishte i rremë dhe një sulm i tillë nuk kishte ndodhur, pastaj shtoi, "Por Presidenti Putin më tha këtë mëngjes se ndodhi." Burimet thanë se Ratcliffe më vonë e informoi Trumpin se CIA nuk besonte se kjo ishte e vërtetë. Pretendimi i Putinit për një sulm - dhe vlerësimi pasues i SHBA-së se nuk ishte i vërtetë, i raportuar për herë të parë nga Ëall Street Journal - erdhi mes bisedimeve intensive të udhëhequra nga Trump dhe të dërguarit e tij për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Putini e ngriti pretendimin një ditë pasi Trump u takua me Zelenskyn në Mar-a-Lago dhe u shfaq optimist për progresin për të ndërmjetësuar një paqe në konflikt. Disa zyrtarë evropianë thanë se pretendimi ishte një përpjekje e Putinit për të prishur përpjekjet e paqes. Ministria e mbrojtjes në Moskë tha të mërkurën se 91 dronë ishin nisur nga Ukraina veriore kundër rezidencës së Putinit në Valdai në rajonin e Novgorodit në Rusinë veriperëndimore. Ministria publikoi po ashtu një hartë që pretendonte të tregonte rrugën e dronëve dhe vendin ku ishin rrëzuar. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Ukraine#Putin