У нас вы можете посмотреть бесплатно Territorialja/ PS i jep dhe një shans opozitës: Nëse vini të hënën, nuk kërkojmë ndryshime или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste sot në 29 janar kërkoi zyrtarisht të marrë vetë drejtimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare. Deri më sot, Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për atë Zgjedhore, kanë pasur nga dy drejtues, të PS e PD. Mazhoranca ka propozuar që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, duke larguar bashkëkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi. Nëse miratohet kjo gjë, ai do të mbajë rolin e nënkryetarit të “Territoriales” dhe puna do drejtohet nga Arbjan Mazniku. PS thotë që në këtë komision duhet të jenë 17 anëtarë, 9 të PS-së, 6 demokratë dhe dy anëtarë të forcave të tjera opozitare. Nga ana tjetër, PD ka lënë të hapur rrugën për krijimin e dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë ndryshimet që duan të kenë për reformat. Mirëpo, PS është tërhequr pas debateve në Konferencën e Kryetarëve. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ofroi dhe një mundësi opozitës. “Mbledhja e radhës së Komisionit të thirret ditën e hënë. Nëse opozita bojkoton edhe mbledhjen e ditës së hënë, atëherë në seancë do vendosim mekanizmin zhbllokues. Reforma do të bëhet doni apo nuk doni ju”, tha Balla, raporton për Klan News gazetari Enkel Xhangoli. Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi akuzoi PS-në se nuk ka qëllim qytetarët, por hartën elektorale. “Ne ju themi se duhen procese konsensuale, hajdeni të gjejmë mekanizma dialogu, nën frymën e rekomandimeve të BE-së. Ju thoni: jo! Hajdeni këtu, flisni kot, ne do të bëjmë çfarë të duam. Për çfarë ju duhet opozita në tryezë? Për të shitur ju fasadën sikur çdo gjë funksionon normalisht. Jo, nuk është asgjë normale! Ju e dini këtë dhe çdo mik i yni ndërkombëtar e di. Në gjithë sjelljen tuaj keni bërë të kundërtën e asaj që keni thënë publikisht për konsensus dhe konstruktivitet. Ju nuk keni qëllim qytetarët, por hartën elektorale. E bëtë këtë në vitin 2014 dhe e pamë se çfarë bëtë, duke shkatërruar pushtetin vendor dhe duke dëmtuar qytetarët”, tha ai. Bardhi shtoi se PD nuk ka bojkotuar mbledhje. “Ne nuk kemi bojkotuar mbledhje. Në dy datat që ishin përcaktuar për zhvillimin e saj, anëtarët tanë nuk kanë qenë të pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera të mëparshme. Kjo nuk përbën bojkot, por mungesë fizike për arsye objektive dhe të justifikuara”, deklaroi Bardhi. Kjo lëvizje nga ana e anëtarëve socialistë në këto komisione vjen pas bojkotit prej kundërshtarëve të tyre politikë dhe faktit që nuk ka pasur asnjë zhvillim. “Kohë për të humbur me ju, kemi zero! Që ta dini mirë, nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në komision, ta dini se në 2014-ën e kemi bërë edhe pa ju reformën administrativo-territoriale. Edhe në 2020-ën atë zgjedhore!”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në seancën e javës së shkuar në Parlament. Pavarësisht se formula e bashkëdrejtimit të dy komisioneve të posaçme parlamentare është dakordësuar nga dy partitë më të mëdha në vend, Balla ka theksuar se “nuk mund të vijohet njësoj nëse nuk ka konsensus për të punuar”. “Kush nuk punon, ka thyer dakordësinë e për pasojë na duhet të zhbllokojmë formulën. Ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim qoftë edhe 1 ditë madje as 1 orë, për të punuuar së bashku që reformat të ecin përpara“, tha ai më 16 janar gjatë një konference për mediat. Përtej debateve e kundërshtive nga të djathtët, mazhoranca e vetme e ka fuqinë politike në Parlament për ta bërë këtë ndryshim. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan