У нас вы можете посмотреть бесплатно 222 komando shqiptarë nisen për mision paqeruajtës në Herat të Afganistanit-(17 Janar 2011) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2011 Janë 222 komando pjesë e kontingjentit të 8-të të forcave tokësore që do të nisen për mision paqeruajtës në Herat të Afganistanit. Në ambientet e regjimentit komando është zhvilluar edhe ceremonia e nisjes. Ashtu si në misionet e mëparshme detyra e komandave do të jetë ajo e ruajtjes së paqes dhe këtë herë do të jenë nën komandën e forcave të armatosura italiane. Një pjesë e këtij kontingjenti kanë eksperiencë të madhe pasi shumica e tyre kanë marrë pjesë në këto misione më parë. I gjithë regjimenti ka kryer një sërë stërvitjesh si për ruajtjen e sigurisë, luftën në qendrat e banuara, si dhe aktet kundër terrorizmit. Flamuri kombëtar është dorëzuar nga shefi i shtabit Maksim Malaj, komandantit të misionit nën kolonel Tefik Çepës. Maksim Malaj: “Ajo që e dallon misionin tuaj nga të mëparshmit është fakti se për herë të parë ai do drejtohet nga një strukturë e cila do të jetë një komandë e vetme. Kjo strukturë është pasqyrim i eksperiencës së fituar në vite, por edhe nivelit më të lartë të përgjegjësive që kemi si anëtar i vendit të NATO-s.” Misioni i kontingjentit të 8 do zgjasë 6 muaj. Aktualisht në Afganistan veprojnë 4 kontingjente të forcave të armatosura. Kontingjenti Eagle 1, i përbërë nga 44 efektivë të batalionit të forcave speciale janë vendosur në Kandahar. Kontingjenti i 7 dhe i 8 janë vendosur në Herat dhe kontingjenti i 17 në Kabul. Vetëm gjatë vitit 2010 në këto misione kanë marrë pjesë 554 ushtarakë shqiptarë./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/