У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Myslimanet festojnë Fitër Bajramin në Tiranë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
“Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte Fitër Bajramin”, shprehet gazetarja Gerta Vasku. Mijëra besimtarë mbushën sheshin “Skënderbej” për të marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit, në një atmosferë lutjeje e bashkimi. “Në këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi”. Mesazhin e tij në ditën më të rëndësishme të kalendarit islam, kreu i KMSH, Bujar Spahiu, e adresoi tek situata e tensionuar në Lindjen e Mesme. “I lutemi Zotit që çdo konflikt të marrë fund, që Zoti të lëshojë paqe dhe mirësi në mesin e tyre. Lufta nuk është e dëshiruar nga askush dhe ne dëshirojmë që sa më shpejt të përfundojë ajo, në mënyrë që familjet të gëzojnë së bashku”. Lutjet dhe urimet e besimtarëve shkojnë për më shumë mirësi e harmoni me njëri-tjetrin. Pas faljes, besimtarët mblidhen së bashku për të festuar në tryeza familjare. Fitër Bajrami simbolizon mëshirën, faljen dhe solidaritetin njerëzor, ku besimtarët ndajnë lëmoshë dhe kujdesen për ata në nevojë, në mënyrë që gëzimi i festës të jetë për të gjithë. Dyert i hapi edhe selia e Komunitetit Mysliman, ku nuk munguan urimet edhe nga krerët e besimeve të tjera fetare në vend. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/