У нас вы можете посмотреть бесплатно Ndeshja Rumani – Kosovë/ Kryeministri rumun i reagon Kurtit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të cilët refuzuan të kthehen në fushë, pasi dolën për shkak të thirrjeve të tifozëve anti-Kosovë. Kryeministri rumun ka thënë se është e p pranueshme që Kurti përzien politikën më sportin. “Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!Zotëria e tij përpiqet më kot ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të bëjë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion!I them drejtpërsëdrejti dhe qartë se sado që të mundohet nuk e deformon dot realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport, ka thënë ai, raporton gsp.ro. Ai është shprehur i bindur se që për atë çfarë ndodhi nuk janë fajtorë futbollistët e as tifozët rumunë. Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian – Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell. Secili ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar, e po aq marrëveshje janë arritur. Por, mbërritja te qëllimi përfundimtar mbetet ende larg. Udhëheqësit politikë të negociatave, Albin Kurti i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023. Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe kanë vrarë një polic. Ky përshkallëzim i situatës – më i rëndi ndër vite – i ka çuar pastaj marrëdhëniet mes dy vendeve në pikë kritike. #lajmetefundit #tregimepopullore #rumanía #futbol #kosova #uefa #marreveshje #be Subscribe to our channel "NTV Televizion" on YouTube for daily NEWS and INFO NTV Family on the WEB: ►Visit us on https://www.ntv.al ►Follow us on Instagram: / ntv.al ►Like us on Facebook: / ntv.television ____________________________ NTV Televizion është një platformë dinamike, profesionale dhe e pavarur, me lajme nga Rajoni dhe Bota! Prodhim i NTV Televizion 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫 : NTV ℗ & © NTV Televizion. All Rights Reserved.