У нас вы можете посмотреть бесплатно Reagimet për vizitën e Tadiç në Kosovë, qeveria i ndalon hyrjen presidentit serb-(8 Janar 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 Erdhi dhe krijoi telashe. Biles Boris Tadiç e tha qartë në Deçan, se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, duke shkelur kështu karakterin fetar me çka arsyetoi ardhjen e tij me lejet e autoriteteve të Prishtinës. Për këtë kjo mund të jetë vizita e tij e fundit këtu. Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi tha përmes telefonit për Klan Kosova se institucionet e Kosovës nuk do të lëshojnë më leje për presidentin serb, kjo pasi ai vazhdimisht e shkel zotimin e dhënë në këmbim të lejes. Por analistët janë pak skeptikë në këtë gjuhë të qeverisë. Arjan Arifaj thotë se në këtë formë si funksionon spektri politik Tadiç nuk mund të ndalet. Por ka një mënyrë që megjithatë kjo bëhet e mundur. Arjan Arifaj: “Duhet që klasa politike e Kosovës të flet me një zë, jo të bëj gara kush të bëhet më i dëgjueshëm. Edhe t’i tregojë edhe bashkisë ndërkombëtare që nuk mundet me toleru një destabilizim të këtillë sa herë ndonjë lider i Serbisë dëshiron me ardh këtu dhe me nxit pra tensionet politike.” Pak më ndryshe mendon Muharrem Nitaj. Muharrem Nitaj: “Institucionet e Kosovës e kanë fuqinë absolute për përgjigjen përfundimtare. Çështje tjetër është pse kanë vendosur p.sh të kenë një lloj bashkëpunimi edhe të jenë le të themi nikoqirë edhe më të përgjegjshëm dhe të mos ndalojnë vizitat e një presidenti kur ato paralajmërojnë që të jenë private.” Derisa Nitaj thotë se institucionet kosovare mund t’i thonë jo Tadiç, Arifaj thotë se liderët e Kosovës duhet të mësohen të thonë jo edhe para ndërkombëtarëve dhe të kenë disa vija të kuqe për çështje të cilat nuk janë në të mirë të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/