У нас вы можете посмотреть бесплатно Çdo ditë është Dita e Tokës! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
"Çdo ditë është Dita e Tokës!" është seria e katërt me folëse Dhurata Thanasi Daneri. Dhurata, studimet e para i ka përfunduar për Gjuhë Letërsi Shqipe e më pas ka studiuar Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Për disa vite ka punuar si menaxhere projektesh pranë United Nations Development Programme (UNDP) dhe sigurisht lëvizja në shtete të ndryshme nga Ballkani, në Afrikë, nga Emiratet e Bashkuara në SHBA, njohja me kulturat, kuzhinën dhe ushqimet e tyre kanë ndikuar në kuriozitetin dhe kreativitetin e Dhuratës. Pas jetesës për disa kohë në Amerikë, u kthye me familjen e saj në Shqipëri ku dhe nisi punë në një organizatë të huaj, me projekte që lidheshin me zonat rurale. Kështu, njohu të gjithë Shqipërinë nga ana historike, kulinare dhe e agrikulturës. Dashuria për ushqimin e shëndetshëm, tokën, natyrën dhe universin mundësoi që në vitin 2013, Dhurata të nisë një blog të titulluar "Luga e Argjendtë", ku ndan receta tradicionale shqiptare por edhe historinë e gatimeve të ndryshme apo origjinën e tyre. Ajo është ndjekëse e lëvizjes Food Revolution që synon edukimin e fëmijëve, inkurajimin e familjeve për të gatuar shëndetshëm në shtëpi dhe luftën kundër obezitetit, e prej shumë vitesh shkon nëpër shkolla të Shqipërisë duke ndarë me fëmijët vlerat e frutave dhe perimeve dhe argëtimin që sjell përgatitja vetë e ushqimit. Tashmë, Dhurata është botuese e librit "Kulinaria" duke sjellë të dhëna e receta autoktone të zonës së Tiranës.