У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Rubio, Blair, Hakan: Publikohen emrat e plotë të bordit për Gazën! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tashmë është publike përbërja e Komitetit Kombëtar që do të marrë në dorë administrimin e Gazës, një strukturë kjo e krijuar pas nismës së ndërmarrë nga presidenti amerikan Donald Trump. Në krye të këtij mekanizmi do të jetë Ali Shaath, i cili do të udhëheqë një ekip të përbërë nga 15 anëtarë, secili i ngarkuar me sektorë kyç si financat, arsimi, infrastruktura dhe shërbimet publike, sipas Reuters. Paralelisht me këtë strukturë, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar ngritjen e një bordi këshillimor ndërkombëtar që do të bashkëpunojë ngushtë me Komitetin për Gazën. Në këtë trupë përfshihen figura të njohura të diplomacisë dhe politikës globale, mes tyre ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, ish-kryeministri britanik Tony Blair, si dhe të dërguarit e posaçëm të Trump-it, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner. Bordi do të ketë gjithashtu pjesëmarrjen e miliarderit dhe drejtuesit të fondeve private Marc Roëan, presidentit të Bankës Botërore Ajay Banga dhe këshilltarit të Trump-it Robert Gabriel. Ndërkohë, ish-i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, është emëruar përfaqësues i lartë për Gazën. Në aspektin e sigurisë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se gjeneralmajori Jasper Jeffers, komandant i operacioneve speciale të ushtrisë amerikane, do të drejtojë Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Krijimi i kësaj force u autorizua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mesin e muajit nëntor. Vendosja e këtyre strukturave shënon fillimin zyrtar të fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, e cila synon ngritjen e një administrate civile pa përfshirjen e Hamasit. Faza e parë e marrëveshjes zgjati tre muaj, periudhë gjatë së cilës Izraeli u akuzua për shkelje të përsëritura të armëpushimit, që sollën vdekjen e qindra civilëve palestinezë. Që nga tetori i vitit 2023, ofensiva izraelite në Gaza ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima, ka thelluar krizën humanitare dhe ka detyruar zhvendosjen e të gjithë popullsisë së territorit. Një numër i madh ekspertësh të të drejtave të njeriut dhe një hetim i Kombeve të Bashkuara e kanë cilësuar situatën si gjenocid. Nga ana e saj, Izraeli këmbëngul se veprimet e tij janë të justifikuara si vetëmbrojtje, pas sulmit të Hamasit në fund të vitit 2023, ku u vranë rreth 1200 persona dhe u rrëmbyen mbi 250 pengje. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Gaza#SHBA#TopChannelNews