У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Skandali Epstein "djeg" Lajçak, dorëhiqet pas i dolën bisedat me pedofilin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Skandali “Epstein” ka prekur edhe Sllovakinë. Publikimi i miliona faqeve nga dosjet e pedofilit amerikan nxori edhe bisedat e Epstein me këshilltarin e kryeministrit sllovak, Robert Fico, Miroslav Lajçak. Pak orë pas publikimit të materialeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Lajçak i paraqiti kryeministrit dorëheqjen e tij si këshilltarë. Sipas kryeministrit, duke dhënë dorëheqjen nga ky post, Lajçak dëshmoi se ishte një diplomat i shkëlqyer. Lajçak fillimisht mohoi të ketë bërë diçka të keqe, duke e përshkruar komunikimin me Epstein si informal, por më pas ofroi dorëheqjen për të shmangur koston politike për kryeministrin, sipas raporteve të mediave sllovake. “Jo sepse kam bërë diçka kriminale apo joetike, por që ai të mos mbajë kosto politike për diçka që nuk ka lidhje me vendimet e tij. Nëse do ta kisha ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të”, u shpreh Lajçak, pas dorëheqjes, që iu pranua nga kryeministri Fico. Ky i fundit theksoi se me largimin e Lajçak, Sllovakia po humbet një burim përvoje në diplomaci dhe në politikën e jashtme. Miroslav Lajçak ka shërbyer më parë si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, por edhe si i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Lajcak#Epstein#TopChannelNews