У нас вы можете посмотреть бесплатно Presidenti Moisiu dhe ministrat vizitojnë familjarët e tragjedisë në Vlorë - (10 Janar 2004) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva - TV Klan 2004 21 persona, 18 burra dhe tre gra nuk i rezistuan të ftohtit dhe detit të rrëmbyer. Dy gomone që lëshuan SOS mbrëmë u gjetën sot në mëngjes. Të mbijetuarit janë vetëm 11 persona. Në operacionin e shpëtimit që nisën me të marrë sinjal u angazhua veç Shqipërisë dhe Italia e Greqia, ndër të mbijetuarit janë edhe dy skafistët Artur Rrokaj dhe Albert Alliu. Të dy u vunë në arrest sapo mbërritën në spitalin e Vlorës. Në këtë spital kanë mbërritur të afërmit e viktimave nga qytetet e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Qytetari:- “Kërkoj djalin 16-vjeçar, që më ka dalë nga shtëpia që dje në mëngjes. Më ka thënë dua të shkoj tek halla, në darkë nuk më ka ardhur, kemi parë lajmet, kam marrë motrën në telefon, më ka thënë nuk ka ardhur këtu, atëherë kemi marrë taksinë dhe jam nisur direkt për Vlorë”. Disa nga anëtarët e kabinetit qeveritar dhe Presidenti i Republikës, kanë qenë në Vlorë për të parë situatën nga afër. Moisiu ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe ka deklaruar, se shkaktarët e kësaj ngjarje janë persona që pasurohen duke luajtur me jetë njerëzish. Presidenti ka premtuar, se fajtorët mesa duket pjesëtar të një rrjeti të shtrirë në veri dhe jug të vendit do të ndëshkohen sipas ligjit. Klandestinët mendohen të jenë nisur nga Palasa rreth orës 18 ndërkohë që moti i keq dhe stuhia kanë bërë të pamundur pas disa orësh lundrimin e tyre. Të mbijetuarit janë vizituar edhe nga ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafa, ai i Shëndetësisë Leonard Solis dhe Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko. I pari që ka njoftuar se po rrezikohej jeta qe një skafist, Dritan Ramadani nga Vlora, i cili gjeti vdekjen bashkë me 20 viktima të tjerë. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e jashtëzakonshme ka vendosur që data 12 Dhjetor të jetë ditë zie në shenjë respekti për viktimat e mbytur në det./tvklan.al Gazetare – Elja Zotka SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/