У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Nis shkolla për 345 mijë nxënës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pas pushimeve verore, 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nisën këtë të hënë vitin e ri shkollor 2025-2026. Oborret e shkollave gumezhinin nga zërat e fëmijëve që përqafonin njëri-tjetrin. Prindërit e tyre duket se janë po aq të emocionuar për nisjen e rrugës së dijes. Në total janë 26,500 fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, afro 2 mijë më pak se një vit më parë. Lëvizjet demografike dhe ulja e numrit të lindjeve ka sjellë reduktim të fëmijëve edhe në shkollat e rretheve. Në Korçë, këtë vit shkollor janë regjistruar afro 4 mijë nxënës më pak se vitin e kaluar. Në qarkun e Elbasanit, tre shkolla në Gramsh dhe një në Librazhd rrezikojnë të mbyllen. Ky vit arsimor nis me 30 shkolla tërësisht të reja dhe të rehabilituara, shumica prej tyre janë pajisur edhe me laboratorë smart. Janë 340 të tillë në të gjitha institucionet arsimore. Ndër risitë e këtij viti ishte edhe përfshirja e oficerëve të sigurisë në shkolla me mbi 500 nxënës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, tha se një fokus i veçantë do t’i kushtohet digjitalizimit të arsimit në vend dhe sigurisë në shkollë. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit përcakton masa strikte përsa i përket ndalimit të celularëve në shkolla, duke rritur kontrollet për nxënësit si dhe penalitetet për ata që shkelin këtë urdhër. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/