У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Trump: Dua të përfshihem në zgjedhjen e liderit të ri Iranian или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Donald Trump duket i bindur se sulmi amerikano-izraelit e ka gjunjëzuar Iranin dhe vendi duhet t’i bindet kushteve të tij. Këtë e lë të kuptohet një intervistë e shefit të Shtëpisë së Bardhë për portalin prestigjioz Axios, ku kërkoi që të përfshihet personalisht në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit, pas vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei fundjavën e kaluar. “Ata po humbasin kohën e tyre. Unë duhet të përfshihem në emërim, si me Delcy Rodriguezin në Venezuelë. Djali i Khamenei-t është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që do të sjellë harmoni dhe paqe në Iran”. Mojtaba Khamenei, djali i udhëheqësit të ndjerë suprem iranian, i cili u mbijetoi sulmeve ajrore amerikano-izraelite, shihet si lideri i ri i Iranit. Ndërkaq, revista prestigjioze britanike The Economist, në një analizë të saj, paralajmëron se Donald Trump duhet të ndalet me sulmin në Iran, përpara se konflikti të zhytet në kaos dhe të dalë jashtë kontrollit. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, por theksoi se NATO nuk është përfshirë drejtpërdrejt në konflikt. “Ne e dimë që Irani ishte afër të siguronte një kapacitet bërthamor, një kapacitet raketor, gjë që do të ishte një kërcënim jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe sigurisht për Izraelin, por potencialisht edhe për Evropën”, Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Vendet evropiane po mobilizohen përballë rrezikut të situatës në rajon. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Irani po përpiqet ta shpërndajë luftën në sa më shumë vende të mundet për të shkaktuar kaos. Pas Britanisë së Madhe, Francës dhe Greqisë, Gjermania, Italia, Holanda dhe vende të tjera kanë njoftuar dërgimin e ndihmës për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit, në mbështetje të aleatëve. Qindra mijëra shtetas evropianë ndodhen gjithashtu në rajon që nga nisja e luftës gjashtë ditë më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/