У нас вы можете посмотреть бесплатно Vezët po bëhen luks или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#KosovaPress #KosovaPressLive Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë. Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme. Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik. Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë. Qytetari ka thënë se rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve të tjera ushqimore po ndikon drejtpërdrejt në familjet në Kosovë, veçanërisht në zonat rurale. Ai theksoi se vezët janë pjesë e përditshme e mëngjesit në shumicën e familjeve shqiptare, ndaj rritja e çmimit të tyre po e rëndon edhe më shumë gjendjen ekonomike. Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje. Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve. Sipas tij, artikujt ushqimorë të përditshëm janë të domosdoshëm dhe qytetarët nuk kanë ku të drejtohen tjetër, pavarësisht rritjes së çmimeve. KosovaPress iu ofron shërbimin e përditshëm të lajmeve (7 ditë në javë) nga Kosova, rajoni e bota, në fusha të ndryshme të veprimtarisë . Servojm lajme e raporte për zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën, kemi informacione për ngjarjet në rajon dhe botë. Në rast të arritjes së marrëveshjes, specifikat tjera të shfrytëzimit të lajmeve të KosovaPress-it, janë të shënuara në kontratën, e cila do ta finalizonte ofertën tonë dhe interesimin tuaj. Lajmet e Kosova Press-it janë në dispozicion edhe në gjuhën angleze. Që të informoheni më shumë vizitojeni www.kosovapress.com https://kosovapress.com/ Facebook: / kosovapress YouTube: / kosovapressofficial Twitter: / @kosovapressi Instagram: / kosovapressofficial