У нас вы можете посмотреть бесплатно Nano hap fushatën zgjedhore në Libofshë dhe Frakull të Fierit - (14 Maj 2005) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2005 Kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie në zonën nr.72 të komunës së Libofshës dhe në zonën nr. 71 të komunës së Frakullës në rrethin e Fierit. Në mitingun e zhvilluar në Libofshë, Nano, paraqiti disa nga prioritetet e programit të Partisë Socialiste, si dhe kandidaten për deputete, Rajmonda Stefa, aktualisht Prefekte e qarkut të Fierit. Fatos Nano: “Vendosa të filloj nga Libofsha. Unë kam ardhur t’ju ftoj sërish të rreshtohemi së bashku për të vazhduar rrugën drejt Evropës, për të mbrojtur të ardhmen që vetëm ne socialistët dimë ta vëmë në shërbimin e mbarë njerëzve në të gjithë Shqipërinë. Kam ardhur të shoh gjithashtu me sy kritik, të reflektoj për të përmirësuar gjithçka që nuk kemi bërë mirë apo kemi lënë pa bërë dhe për të siguruar së bashku me ju se Libofsha do të kapërcejë edhe problemet e varfërisë.” Kryeministri evidentoi faktin se në komunën e Libofshës janë rreth 600 subjekte jo bujqësore dhe 900 ferma prodhuese që kanë nevojë për një menaxhim të ri dhe kjo mund të realizohet vetëm me zbatimin e programit të PS-së për biznesin privat, siç thotë ai. Në zonën elektorale nr.72 kandidojnë edhe Leonard Gremi për Partinë Demokratike dhe Dritan Prifti për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Më pas, Nano, prezantoi dhe kandidatin për deputet të kësaj partie në zonën nr.71 të komunës së Frakullës, Myzeljen Hoxha, aktualisht kryetar i degës së Partisë Socialiste për rrethin e Fierit. Fatos Nano: “Motra dhe vëllezër jini vigjilent. Keni shumë e shumë për të humbur me demokratët, keni shumë e shumë për të fituar me socialistët.”/tvklan.al Gazetare: Irida Vasia SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/