У нас вы можете посмотреть бесплатно Banoret ne Shkoze nuk lejojne prishjen e banesave, IKMT: Zbatojme ligjin | ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Disa banorë të Shkozës në kryeqytet të cilët preken nga zgjerimi i Unazës Lindore të Tiranës u mblodhën dhe u konfliktuan me forcat e policisë dhe me punonjësit e IKMT-së për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre me pretendimin se ato nuk janë njoftuar në kohë për këtë aksion si dhe nuk iu është ofruar asnjë zgjidhje apo dëmshpërblim. Plani për zgjerimin e Unazës Lindore të Tiranës ka bërë që disa banorë të cilët preken nga ky projekt të konfliktohen me forcat e policisë si dhe me punonjësit e IKMT-së duke kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, pavarësisht se një pjesë e tyre tashmë janë boshatisur para se ato të shemben Në mbështetje të banorëve kundër shembjes së banesave të tyre ishin edhe deputetet e PD, Aldo Bumçi dhe Grida Duma, të cilët ashtu sikurse banorët pretendonin se qeveria nuk u ka ofruar dëmshpërblim për pronat e tyre konform ligjit Duke marrë shkas nga kjo situate e tensionuar IKMT ka bërë të ditur se në Shkozë do shemben 16 objekte të ndryshme. “Veprimet e IKMT janë bazuar në ligj dhe kanë nisur pas vendimeve për përjashtim nga legalizimi të këtyre objekteve si dhe pas trajtimit me bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës, të familjeve.“, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit, sipas të cilit objektet janë boshatisur vetë nga poseduesit e tyre dhe 4 prej tyre janë shembur tashmë. /abcnews.al