У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - “Shtegu Fishtjan”, një udhëtim në vendlindjen e Gjergj Fishtës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në fshatin Fishtë të Lezhës, vendlindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta, është ndërtuar për herë të parë një itinerar turistik që bashkon kulturën, traditën dhe gastronominë e zonës. “Itinerari Fishtjan”, një shteg rreth 6 kilometra i gjatë, nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti, ndalet në muzeun e Fishtës dhe përfshin çdo bujtinë e restorant tradicional të fshatit. Nisma u inaugurua në kuadër të 154-vjetorit të lindjes së poetit kombëtar. Përgjatë këtij shtegu janë vendosur mbi 100 citate dhe vargje nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të, duke e kthyer këtë ecje në një përvojë reflektimi dhe emocioni për çdo vizitor. Nëpër 12 stacione të ndryshme, vizitorët udhëtojnë nëpër vendlindjen e At Gjergj Fishtës, poetit që i dha fjalës shqipe madhështi dhe shpirt. “Mirë se ju pru Zoti”, është shprehja tipike e banorëve të zonës, që shoqëron çdo vizitor në këtë rrugëtim poetik. Përveç udhëtimit kulturor, turistët përjetojnë edhe mikpritjen fishtjane, shijen autentike të bujtinave, verën e vendit, gatimet tradicionale dhe buzëqeshjet e banorëve, që i japin kuptim të gjallë fjalës “fishtë”. Në aktivitet morën pjesë edhe turistë të huaj, të cilët u përfshinë në jetën e bujtinave dhe mësuan më shumë për kulturën shqiptare. “Itinerari Fishtjan” pritet të shndërrohet në një atraksion të përhershëm, që bashkon shijen, kulturën dhe shpirtin e Fishtës në zemër të Lezhës. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan