У нас вы можете посмотреть бесплатно Qëndrimi i Metës dhe Besnik Bare për bashkëpunimin politik me PS dhe LSI -(6 Maj 2006) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2006 Bëhen më të pakta mundësitë e bashkëpunimit mes socialistëve dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në të njëjtën ditë brenda pak minutash Meta dhe kryetari i socialistëve të Tiranës, Besnik Bare, bëjnë deklarata kontradiktore për bashkëpunim. Kryesocialisti i kryeqytetit nuk ka hezituar të deklarojë gjatë një konference për shtyp se gjithçka është e hapur për bashkëpunim me partinë e Metës, por nuk ndan të njëjtin mendim kryetari i LSI-së. Ilir Meta: “Duket se rrugën e marrëveshjes e ka mbyllur vetë Partia Socialiste me ndërprerjen e konsultimeve në mënyrë të njëanshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim, me arrogancën e saj që vazhdon njësoj si përpara 3 Korrikut, me mungesën e saj të reflektimit dhe kjo është një çështje e saj. Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon punën e saj, vazhdon hapjen e saj, vendosjen e bashkëpunimit me të gjithë forcat politike, me të gjitha grupet politike dhe sociale”. Besnik Bare: “Nuk ka asnjë arsye parimore, asnjë arsye principiale për të mos patur këtë bashkëpunim për më tepër kur vihet re që anëtarësia e të dy partive është thuajse e njëjtë dhe padyshim anëtarësia do të krijojë presion në lidershipet e dy partive për të realizuar këtë kompromis, këtë bashkim”. Meta i ka bërë deklaratat pasi lajmëroi se ka nisur nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me forca të ndryshme politike, por dhe me individë. Sot Meta parimisht ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me partinë e të gjelbërve shqiptarë që drejtohet nga Edlir Petani./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/