У нас вы можете посмотреть бесплатно Babës tem / Teksti: Berzat Sadiki или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
BABËS TEM Babës tem, rojtarit të heshtjes dhe të natës, që kollitej në errësirë, jo nga dobësia, por për të treguar se ishte zgjuar, se ishte në roje, që ne, fëmijët, të flinim qetë. Shpesh, këndimin e Kuranit me zë nga vetë ai e kishim, edhe lutje, edhe këngë njëkohësisht, zë që e mbulonte shtëpinë si mburojë besimi, fjalë hyjnore që na rritnin me dritë. Babës tem, që agimi e gjente në xhami, me ballë në sexhde, kurse mëngjesi e zinte në arë, me duar në dhe e trupin në diell. Babës tem punëtor, që punonte shumë, e kuletën e kishte bosh, por zemrën plot, sofren të ndershme dhe bukën hallall. Babës tem kosëtar, që e mprehte kosën si të mprehte durimin, kosiste livadhin pa ankesë, djersa i rridhte si bekim, këmisha s’ia mbante barrën, por ai mbante tokën. Babës tem, që fliste me zemër, pa frikë, me të vërtetën përpara, që e kishte të vetmen armë. Babës tem atdhedashës, që plisin e ndërronte çdo Bajram, jo për sy të botës, por për nderin e vetes dhe pastërtinë e shpirtit. Babës tem punëtor, që punonte shumë, e kuletën e kishte bosh, por zemrën plot, sofren të ndershme dhe bukën hallall. Babës tem parashikues, që motin e kuptonte vetvetiu, nga era që i fliste, nga retë që e njihnin, nga kockat që s’gënjenin. Babës tem shtyllë, që barti barra kodrash, jo vetëm mbi shpinë, por mbi ndërgjegje, pa u përkulur. Babës tem mësues i heshtur, që na këshillonte me gojë e na qortonte me sy. Babës tem dritëmbajtës, që bënte dritë në errësirë, s’ua kishte frikën zagarëve, por na mësonte cilët ishin të rrezikshëm. Babës tem të drejtë, që na rriti me hallall, jetoi pa dredhi, eci pa u shitur, dhe u largua me drejtësi në përjetësi. Babës tem punëtor, që punonte shumë, e kuletën e kishte bosh, por zemrën plot, sofren të ndershme dhe bukën hallall... por zemrën plot, sofren të ndershme dhe bukën hallall...