У нас вы можете посмотреть бесплатно Fusha e Sajmoles, çfarë ndodhi në vitin ’40 gjatë luftës italo-greke? Flasin historianët или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Gazetare, Brikena Metaj /Operator, Vilson Kuçi Si nisi dhe çfarë rrjedhje pati e gjithë lufta italo-greke në vitin 1940 në Jugun e Shipërisë, pikërisht në fushën e Sajmolës ku sot vijojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të rënë gjatë kësaj kohe. Brikena Metaj ka biseduar me historianë dhe banorë të zonës për të rikthyer pas gjurmë të historisë. Ndjekim reportazhin. Mëngjesi I 28 tetorit të vitit 1940 shënoi dhe fillimin e luftës italo – greke që zhvillimin e vet e pati pikërisht në Jugun e Shqipërisë. Mijëra të vdekur, të plagosur e të humbur nga të dyja palët janë viktima të kësaj lufte. Pothuajse të paorganizuar, me një vendim emocional dhe të papritur të Musolinit, Italia fashiste I paraqet Greqisë një ultimatum ku I kërkon të mirëpresë krahëhapur Italinë. Kundërpërgjigja e Greqisë ishte e ashpër me atë që njihet si JO-ja greke. Shkëputja e territoreve shqiptare në 1913 dhe ideja e Shqipërisë së Madhe u shfrytëzua nga italianët që vendosën të përfitonin prej frymës irredentiste në momentin që Shqipëria u bë pjesë e perandorisë duke premtuar zgjerimin e kufijve të Shqipërisë. Kjo propagandë irredentiste u bë më e theksuar gjatë muajve që paraprinë pushtimin Italian të Greqisë, ku nuk mungonin referimet për bashkimin e pashmangshëm të ushtarëveë të përtejkufirit me shtetin amë. Konti Ciano ishte I bindur se referencat e vazhdueshme lidhur me irredentizmin, po u fitonin zemrat shqiptarëve. Në këtë dyluftim të ashpër që zgjati 5 muaj, pjesa më e madhe e të cilit u zhvillua në tokën shqiptare, të dyja palët shënuan humbje të mëdha. Një botim I vitit 1987 I Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe shënon 13.408 viktima të palës greke dhe 11 mijë të ngrirë në malet e Shqipërisë, ndërsa për palën italiane 12.755 të vrarë, 12.368 të ngrirë dhe 25.067 të humbur. Në fundin e viteve ’50, shteti shqiptar nënshkroi një marrëveshje me fqinjët përtej Atlantikut që zhvilluan operacionin e tyre të zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve italianë. Eshtrat e ushtarëve grekë nuk e patën këtë fat. 77 vjet pas përfundimit të kësaj lufte, dy vendet fqinje e më një ligj lufte ende në fuqi, mundën të arrijnë në një marrëveshje për kërkimin, gjetjen dhe zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, të rënë në Shqipëri. Procesi i zhvarrimeve në Dragot të Tepelenës i nisur në 22 janar të këtij fillimviti, hapi fletët e zverdhura të historisë së luftës italo – greke. Duke përjashtuar banorët e zonës, të paktë ishin ata që e dinin sekretin e dhimbshëm të fushës së Sajmolës, aty ku sot po rishkruhet historia. Një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë e Greqisë konkludoi në ngritjen e dy komisioneve që do të asistojnë në procesin e zhvarrimit dhe më pas të identifikimit të eshtrave të gjetura. Dhe debati lind pikërisht këtu. Gërmimet për zhvarrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë në luginën buzë Vjosës kanë rindezur debatet e shumta mbi ngritjen e varrezave greke në Shqipëri. Eksperienca e hidhur e disa viteve më parë me ngjarjen e kosinës ka stepur skeptikët që I tremben ripërsëritjes së një situate të ngjashme. Ndërkohë, gjetja e eshtrave të para në fushën e Sajmolës, në zonën e Dragotit, ndezi debatet mbi përkatësinë e tyre. Grekë apo italianë? Cfarë janë eshtrat e zbuluara? Institucionet shtetërore janë të ngurtë në dhënien e informacionit mbi këtë fushatë zhvarrimi, ndërsa banorët po ringjallin në memorien e tyre kujtimet e vakëta të një lufte të përgjakshme, që sot, pas 77 vitesh po risillet sërish në kujtesë. Dëshmitarët e luftës së dytë botërore janë të paktë, të thyer në moshë, por kujtimet e asaj periudhe të përgjakshme lufte kanë mbetur në kujtesën e tyre pavarësisht përpjekjeve për të harruar. Moment të ngjarjeve të asaj lufte janë përcjellë në breza dhe banorët e Dragotit munden ende të rrëfejnë detaje interesante nga ajo kohë. Haxhi Haxhiaj, tregon se ka qenë vetëm 13 vjeç gjatë luftës italo – greke. Ai kujton se ndihmonte italianët për ndërtimin e një ure.