У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Zog fshati me thërrime (rosnica) në tenxhere nga zonja Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 5 racione zog fshati 1 lgj gjalpë 1 lgj vaj ulliri 1,2 litër ujë i nxehtë Kripë dhe piper i zi 2 lgj salcë domate 1 gjethe dafinë Për rosnicat 1 vezë e plotë 1 e verdhë veze 7 lgj miell Kripë 1 lgj ujë ose qumësht 2 lgj gjalpë 2 lgj vaj Fillimisht në një tenxhere të thellë shkrijmë 1 lugë gjelle gjalpë, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim copat e pulës nga të dyja anët deri sa ato të zverdhen. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë ose pure domate. E përziejmë për 1-2 minuta e më pas shtojmë 1,2 litër ujë, 1 lugë çaj kripë dhe lëmë mishin të ziejë për 20-25 minuta. Ndërkohë përgatisim thërrimet apo rosnicat. Vendosim në një tas ose në grirësen e qepës miellin, një majë kripë, vezët, 1 lugë gjelle qumësht. I përziejmë deri sa të na formohen thërrime. Pra mielli të mos jetë në trajtën e një brumi. Nëse është i tillë, shtoni pak nga pak miell. Në një tigan me 2 lugë gjelle gjalpë dhe pak vaj skuqim thërrimet dhe i lëmë të zverdhen në temperaturë nën mesatare. I shtojmë në tenxheren ku ka zier zogu i fshatit. Niveli i lëngut duhet të jetë baraz me mishin ose pak më sipër. Pasi shtojmë thërrimet në tenxhere, i përziejmë ngadalë herë pas here duke i lënë të ziejnë për 10-15 minuta duke shtuar në të dhe 1 gjethe dafinë. Më pas kur lëngu të jetë trashur, i shërbejmë të ngrohta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu