У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 19 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 19 Shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Iva Kalemi Headlines Nis në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes Ka nisur në Uashington takimi i parë zyrtar për themelimin e Bordit të Paqes, ku marrin pjesë liderë nga rreth 50 vende të botës. Me ftesë të presidentit Trump, pjesë e tij është edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë një nga folësit. Kuvendi, debat për pezullimin e zyrtarëve; PD: Mbron korrupsionin, PS: Garantohen ndarja e pushteteve Nisma për ndalimin e pezullimit të zyrtarëve të lartë ka sjellë debate të forta në seancën e Kuvendit. Opozita e cilësoi atë antikushtetuese dhe akuzoi mazhorancën se po bëhet mburojë për korrupsionin, ndërsa socialistët thanë se ndryshimet garantojnë parimin e ndarjes së pushteteve. Draft-raporti: Shqipëria të ruajë vrullin e reformave për hyrjen në BE brenda kësaj dekade Draft-raporti i raportuesit të Parlamentit Europian për Shqipërinë nënvizon se qeveria duhet të ruajë vrullin e reformave. Vetëm kështu, theksohet në dokument, vendet anëtare do të ratifikojnë traktatin e pranimit të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade. Bastet online, vetëm 3 akte nënligjore në 2 vjet; Ministria e Financave nuk tregon kur nis zbatimi i ligjit Vetëm 3 nga 11 aktet nënligjore ka mundur të miratojë Ministria e Financave në dy vjet për ligjin e basteve online. Në përgjigjen zyrtare për Tv Klan, ministria nuk tregon se kur do t’i miratojë 8 aktet e tjera, mungesa e të cilave po ushqen informalitetin. Rriten rastet e abuzimit online me fëmijët; ekspertët kërkojnë vigjilencë nga prindërit 387 raste të abuzimit online me fëmijët janë evidentuar nga autoritetet gjatë vitit 2025, krahasuar me 147 raste në vitin 2024. Ekspertët thonë se prindërit duhet të jenë vigjilentë dhe të instalojnë në pajisjet e komunikimit online programe kontrolli. Arrestohet vëllai i Mbretit të Anglisë; dyshohet për krime në bashkëpunim me Epstein Autoritetet britanike kanë vënë në pranga ish-princin Andrew të Anglisë. Vëllai i Mbretit Charles III akuzohet për shpërdorim detyre, me dyshimin se ka ndarë informacione të ndjeshme me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/