У нас вы можете посмотреть бесплатно 80 Gjuha 9 Filara Mesimi 80 Morfologji Klasat e fjaleve или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
KLASAT E FJALËVE MBANI MEND! • Në gjuhën shqipe dallohen 10 klasa fjalësh, të cilat shërbejnë si pjesë të ligjëratës. • Pjesët e ligjëratës i ndajmë në fjalë të ndryshueshme dhe në fjalë të pandryshueshme. • Kemi këtë ndarje, sepse gjatë përdorimit në ligjërimin artistik dhe të përditshëm janë disa pjesë të ligjëratës që ndryshojnë formë, por janë dhe disa të tjera që nuk ndryshojnë. 1. Pjesët e ligjëratës sipas veçorive morfologjike i ndajmë në pjesë të ndryshueshme dhe pjesë të pandryshueshme. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës janë ato fjalë të cilat lakohen (emri, mbiemri dhe përemri) dhe zgjedhohen (folja). Ndërsa te pjesët e pandryshueshme të ligjëratës do të hyjnë ato fjalë, të cilat as nuk lakohen as nuk zgjedhohen, si: ndajfolja, parafjala, lidhëza, pjesëza dhe pasthirrma. Pjesët e ndryshueshme të ligjëratës Emra: shkollë, njeri, fjalë Mbiemra: i bukur, i lumtur, i qetë Folje: kaloj, mësoj, kërkoj Përemra: unë, ti, ky, kjo, imi, joti Numërorë: një, dy, tre/tri, katër Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës Ndajfolje: pranë, shpejt, bukur Parafjalë: me, nga, në, prej, te tek Lidhëza: por, ose, dhe, megjithëse Pjesëza: vallë, s’, mos, nuk, ndoshta Pasthirrma: oi, of, bubu, ehe, hop, oh 2. Sipas veçorive leksikore pjesët e ligjëratës ndahen në: Fjalë me kuptim të plotë, ku do të përfshihen të gjitha pjesët e ndryshueshme të ligjëratës, përfshirë këtu dhe ndajfoljen. Pra, janë ato fjalë që kanë kuptim të plotë leksikor, të cilat mund të përdoren dhe si gjymtyrë më vete. Në këtë grup hyjnë: a. Fjalët emërtuese-emrat, mbiemrat, foljet, ndajfoljet. b. Fjalët numëruese- numërorët. c. Fjalët treguese- përemrat. Fjalë me kuptim jo të plotë, janë parafjala, pjesëza, lidhëza dhe pasthirrma. 3. Sipas kriterit sintaksor, që lidhet me aftësinë apo paaftësinë për t’u përdorur si gjymtyrë më vete në fjali, ato ndahen në dy grupe të mëdha: a. Fjalë të mëvetësishme (fjalë, të cilat qëndrojnë si gjymtyrë më vete brenda fjalisë): emri, folja, mbiemri, numërori, përemri, ndajfolja dhe pasthirrma. b. Fjalë të pamëvetësishme (fjalë të cilat nuk mund të qëndrojnë si gjymtyrë më vete brenda fjalisë): parafjala, lidhëza dhe pjesëza.