У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop – Emisioni i plotë – 7 Prill 2025 (Sezoni 10) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Receta "Basha"...ja çfarë i bashkon dibranët me italianët! Lulzim Basha, kreu i Koalicionit Euroatlantik, ka dhënë një intervistë ndryshe në media duke treguar jo për herë të parë pasionin e tij për gatimin. Në video shfaqet në versionin e kuzhinierit, duke gatuar "jufka" ose siç i thonë ndryshe italianët "pasta" thekson Basha. Sarandë, 17 vjeçari goditet 3 herë me thikë në bark për një vajze, autorët e lirë Më 27 mars 2025, një 17-vjeçar në Sarandë u godit tre herë me thikë në bark nga dy adoleshentë, Kejsi Cora dhe Alisian Baba, pas një konflikti për shkak të një vajze. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, kur 17-vjecari ishte në takim me të dashurën e tij dhe u ndoq nga autorët. Ky ishte sulmi i dytë, pasi më 22 mars ata kishin goditur të riun më sende të forta, por ai nuk e kishte treguar kete ngjarje nga frika as te prinderit e tij. Prindërit e viktimës akuzojnë autoritetet për mosmarrje masash, duke theksuar se Alisian Baba nuk është proceduar, ndërsa Kejsi Cora u la i lirë me detyrim paraqitje. Ata pretendojnë se prokuroria dhe gjykata nuk kanë mbledhur provat e duhura dhe se dy adoleshentët janë lënë të lirë pa u ndëshkuar. Stop ka ndërhyrë për të siguruar provat e kamerave të sigurisë që tregojnë sulmet. “Drejtora me shumicë, jo përgjigje”, kadastra injoron qytetaren dhe eproret Hajrie Kogjini ka një problem, që lidhet me kadastrën Durrës. Pas vdekjes së bashkëshortit të saj ka dashur, që të prona të kalojë në emrin e saj. Ajo bërë të gjitha procedurat nëpërmjet zyrës noteriale dhe vazhdimisht kadastra i ka kërkuar të plotësojë aplikimet me dokumenta. Tani shërbimi i është bllokuar, pasi ka mbushur numrin e aplikimeve të plotësuara. Hajria thotë, se prej nje viti, nuk po merr përgjigje dhe as shërbim.Qytetarja i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme dhe kjo e fundit shprehet, se do te merren masa ndaj personave dhe gjithashtu detyron Kadastrën Durrës të kthejë përgjigje, por sërish Kadastra e Durrësit prej 5 muajsh, nuk ka kthyer asnjë përgjigje. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/