У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Fondet nga BE, Rama: Falë përmbushjes së detyrave nga qeveria | Lajme News или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë të parat nga fondi i “Planit të rritjes” së Bashkimit Europian dhe për Edi Ramën kjo është për meritën e dy shteteve që kanë bërë reformat e kërkuara. “Shpejtësia në marrjen e financimeve do të thotë përmbushje e detyrave sipas kalendarit dhe programit të dakordësuar”, tha Rama. Në komunikimin “Sy m’Sy” kryeministri tregoi shembullin e Kroacisë e cila pas anëtarësimit ka një rritje të konsiderueshme të mbështetjes me fonde nga BE. “Fondet janë 1 miliard Euro e kusur në vit, ekzaktësisht shuma që do të marrë Shqipëria nga momenti i anëtarësimit”, tha Rama. Ndaj ai këmbëngul se anëtarësimi është jetik për Shqipërinë dhe vijimi i projektit të Bashkimit Europian gjithnjë dhe më shumë po kuptohet se është jetik dhe për të gjithë popujt e shteteve anëtare të cilët për herë të parë në anketimin e përvitshem që bëhet nga Unioni prej 1983-it, 74% e qytetarëve europianë vlerësojnë mbështetjen e BE. “Kjo bluja është mbështetja vend pas vendi për Bashkimin Europian”, tha Rama. Rama përsërit se ai dhe PS janë ata që sollën drejtësinë që opozita e unifikuar nuk e donte që në nisje të reformës dhe kërkon ta shkrijë. “Ata nuk kanë asnjë rol në këtë histori, ata janë penguesit dhe armiqtë e Reformës në Drejtësi”, tha Rama. Në cep të tavolinës ku zhvillon bashkëbisedimin kishte vendosur këtë të Martë dhe një buf të cilit i drejtohej sa herë fliste për kreun e opozitës. “Shih sa i bukur është, por ky është thjesht për t’ju kujtuar që kujdes nga bufi i zi, kujdes nga bufi katran me bojë”, tha Rama. Kryeministri lajmëroi që në nisje të komunikimit që do të rinisin takimet me diasporën, në fundjavë në datën 29 dhe 30 Mars do të jetë në Kretë dhe Athinë, ndërsa në 13 Prill do të rikthehet në Milano për të takuar shqiptarët që jetojnë në Itali. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: [email protected] Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/