У нас вы можете посмотреть бесплатно Fevziu flet per marredhenien Nano-Meta (1 Dhjetor 2001) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2001 Blendi Fevziu: Kishte disa mesazhe që në një mënyrë ose në një tjetër të linin të shpresoje ose të linin të besoje që mbledhja e Beratit do të përfundonte në mos me një pajtim së paku me një shtrëngim duarsh, me një lloj shenje zbutje midis dy krerëve më të lartë socialist. Fakti që tonet e Fatos Nanos në intervistën e djeshme televizive në TVSH ishin më të ulëta, fakti që Ilir Meta në fjalën e tij ishte me tone gjithashtu më të ulëta dhe gjithashtu shtrëngimi i duarve në hyrje të sallës midis Nanos dhe Metës e krijoi këtë impresion. Fakti që pothuajse gjatë gjithë aktivit e vetmja herë ku salla ishte ndjeshëm entuziaste dhe ndjeshëm ngrihej dhe duartrokiste, ishte rasti kur flitej për unitet dhe për pajtim midis dy liderëve socialist. Pra në të gjithë këtë kontekst që u vendos kjo mbledhje u duk sikur kjo do të ishte zgjidhja e vetme. Por mesa u pa sidomos në pjesën e fundit të fjalimit të kryetarit të Partisë Socialiste dhe në replikën e me njëhershme të kryeministrit, Meta ka dy gjëra të cilat unë besoj se dalin nga mbledhja e aktivit të Beratit. E para, është se tashmë midis dy liderëve socialist ka një hendek thuajse të pakapërcyeshëm, të cilën nuk mundën ta kapërcenin as në një organizatë bazë në të cilën entuziazmi dhe dëshira e njerëzve për t’i parë bashkë ishte shumë e madhe. Dhe e dyta, është fakti që duke nisur nga mbledhja e sotme të paktën nga këndvështrimi im dhe ajo që unë mendoj, është që Meta nuk mund ta lërë më Nanon që të shkojë në aktive pa e shoqëruar ai vetë. Asnjë nga kundërshtarët e Nanos në Partinë Socialiste dhe asnjë nga mbështetësit e Metës nuk mund ta përballojnë më fushatën elektorale që Nano po bën në bazën e partisë. I vetmi që mund të neutralizojë Nanon dhe mund t’i qëndrojë atij përballë është kryeministri, Meta. Për këtë duhet të jemi të qartë, as Arta Dade, as Ilir Zela, asnjë nga liderët socialist të cilët janë deklaruar tashmë kundër Nanos, nuk mund ta përballojë më vrullin e fushatës së Nanos. Dhe për këtë duhet të jemi koshient dhe të mësohemi me atë që kryeministri duhet të lëshojë shumë nga pushteti ekzekutiv për të bërë një fushatë brenda strukturave të partisë. Blendi Fevziu: Thelbi nuk ishte tek dy fjalimet. Meta në fjalimin e tij u përpoq të mbante në një fjalim sqarues, pothuajse në koherencë me atë që ka mbajtur përpara gazetarëve mbas mbledhjes së kryesisë rreth 10 ditëve më parë. Pra ai u përpoq të sqaronte se si e ka ndërtuar qeverinë dhe cili ishte bashkëpunimi dhe roli i Nanos në krijimin e kësaj qeverie për të shmangur në këtë mënyrë akuzat e liderit socialist, që qeveria Meta është bërë pa kompromisin e tij dhe pa aprovimin e organeve drejtuese. Ndërsa Nano i qëndroi gjithmonë akuzave të tij, epiqendër e të cilave ishin lidhjet e kryeministrit me ministrin e Financave dhe shpërdorimi ose abuzimi me pushtetin. Duke ju referuar si votave të KPD-së, ashtu edhe bllokimit që Nano ka hasur brenda kryesisë dhe KPD-s së Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë nuk kishte asgjë të re, por duhet të kemi parasysh Nano është mjeshtër i manipulimit me sallat, me turmat dhe me mitingjet. Ai di të shfrytëzojë në mënyrë perfekte sentimentët e popullatës dhe të militantëve të cilët ashtu sikurse ne jetojmë në një realitet pa drita, ashtu sikurse janë të mërzitur nga shumë problemet e përditshme që na bezdisin. Blendi Fevziu: Në fakt kjo është edhe pikëpyetja më e madhe. Ka një problem i cili është madhorë, ne sot kemi parë përfundimisht që as kryetari i Partisë Socialiste, dhe as kryeministri nuk janë të predispozuar që t’i lëshojnë rrugë njëri-tjetrit. Pra që në një mënyrë ose në një tjetër që Partia Socialiste është duke ecur, symbyllazi në kundërshtinë më të madhe të bazës së saj drejtë një konflikti përfundimtarë. Problemi kryesorë duhet marr në një sens të kundër, pra nëqoftëse ne nuk jemi shumë të qartë sot se cili është ai njeri që zotëron maxhorancën në Partinë Socialiste, duket se në KPD e ka maxhorancën aktualisht Meta, dihet që në kongres, të paktën në kongresin e fundit a ka pasur Nano, por kjo maxhorancë mund të ketë ndryshuar. Pra në një mënyrë ose në një tjetër ne nuk e dimë , se cili nga dy liderët kryesorë të Partisë Socialiste, kryetari apo kryeministri kanë maxhorancën në parti./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/