У нас вы можете посмотреть бесплатно Fshati Buçe, Kosovo 🇦🇱 | Beautiful Green Village in Spring 🌿 | Cinematic Drone 4K или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në këtë video kinematike në 4K, shpaloset bukuria e qetë e fshatit Buçe gjatë pranverës. Pamje ajrore me dron mbi fusha të gjelbra, shtëpi tradicionale dhe natyrë që zgjohet pas dimrit. Kjo është një histori pa fjalë — vetëm dritë, ngjyra dhe qetësi. Një kujtesë se bukuria e vërtetë gjendet shpesh larg zhurmës së botës. Nëse ju pëlqen kjo përvojë vizuale, like, share dhe subscribe për më shumë pamje kinematike nga natyra dhe vendlindja 🇦🇱 "Midis Qytetit dhe Malit" – prozë poetike nga Durim A. Berisha kushtuar Fshatit Buçe. Ne luginat e thella te Sharrit, aty ku mjegulla perkedhel malet dhe uji i ftohte kendon neper gure, shtrihet nje fshat qe per mua s’eshte vetem nje vend eshte nje ndjenje. Buçe emri i tij tingellon si nje lutje e bute qe del nga shpirti sa here me merr malli. Edhe pse kaluan 21 vite qe jam duke jetuar ne Prishtine, zhurma e qytetit kurre nuk ia mbuloi zerin qe me therriste prej atje. Çdo mengjes ne kryeqytet, kur zgjohem mes ndertesash te ftohta, syte e mi shkonin pertej dritares, sikur te kerkonin male, lisa, ose aromen e barit te lagur nga vesa ne Buçen time. Kam pare Buçen te ndryshoje. Dikur rrugicat i mbushnin zerat e femijeve, gra qe lanin rrobat te perroi, burra qe ktheheshin nga mali me gjurme lodhjeje por me sy te qete. Tani, rralle sheh ndonje tym oxhaku qe ngjitet ne qiell. Shume shtepi jane mbyllur, shume dyer nuk trokasin me. Fshati im po zbrazet, ashtu si nje trup qe po i shuhet fryma. Dhe kjo dhemb. Dhemb si humbja e nje pjese te shpirtit qe s’di ku ta kerkosh tjeterkund. Por dicka s’ka ndryshuar kurre zemra ime ende rreh per Buçen. Edhe kur jam ne kafe me miq, edhe kur punoj, edhe kur buzeqesh gjithmone e ndiej nje thirrje te fshehte qe me terheq drejt vendlindjes sime. Se aty, ne çdo gur, ne çdo shteg, ne çdo cep mali, eshte femijeria ime, rrenjet e mia, gjyshi qe me mesonte si te njoh shtigjet, nana qe me therriste nga dritarja me zerin me te bute ne bote. Nuk ka pasuri, nuk ka qytet, nuk ka karriere qe mund te zevendesoje dashurine per fshatin tim. Mund te jetoj gjithe jeten ne qytet, por kur mbyll syte, une jam serish atje duke rendur zbathur neper livadhe, duke shikuar tigrin tim te imagjinuar qe ruan Buçen nga te gjitha te keqijat.