У нас вы можете посмотреть бесплатно Flota e peshkimit në Durrës drejt tkurrjes, per tre vitesh 10 anije më pak| ABC News Albania или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Flota e peshkimit në Durrës po shkon drejt tkurrjes. Brenda tre viteve numërohen dhjetë anije të cilat ose janë dëmtuar plotësisht ose janë mbytur. Dy prej tyre u mbytën sapo dolën në det dy muajt e fundit. Në tre vitet e fundit dhjetë anije më pak. Flota e peshkimit në Durrës ndër më të mëdhatë në vend po shkon drejt zhdukjes. Mungesa e një kantieri për kontrollin apo riparimin e peshkarexhave rrezikon që edhe shumë të tjera të kenë të njëjtin fat. Por ky nuk mbetet i vetmi problem që po e çon drejt tkurrjes këtë sektor. Një vit më parë porti i ri i kaloi flotës së peshkimit. Por në rrugë zyrtare ai ende nuk është marrë nën administrim nga organizata e menaxhim peshkimit Durrës. Mungesa e një administratori ligjor e ka kthyer investimin prej 16 milionë euro mall pa zot. Këtu çdokush mund të bëjë çfarë të dojë dhe të mos penalizohet. Shkarkimi i mbetjeve hidrokarbure dhe mbeturinave e të tjera bëhet në det. Ndotja masive e ujërave që prej vendosjes së kësaj flote këtu, ka qenë e vazhdueshme. Ashtu sikurse edhe konfliktet e krijuara për pozicionimin e anijeve në kalatat përkatëse. Askush nuk është ndëshkuar. Dhe e gjitha kjo do të ndodhë për aq kohë sa ky territor mbetet i pambikëqyrur nga strukturat përkatëse. Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi