У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/Shtëpia-dhomë urgjence, qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi - 10 Tetor 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Në një rrugicë të qetë dikur, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, banorët sot jetojnë mes zhurmave të pandërprera dhe tymit, që po i mbyt brenda shtëpive të tyre. Një restorant aty pranë është kthyer në burim shqetësimi, sëmundjeje dhe ankthi.Ardjani tregon, se jeton me një aparat oksigjeni pranë shtratit. Sëmundja e mushkërive e ka izoluar në dhomën e tij, por edhe aty nuk gjen qetësi. Tymi, erërat e vajit të djegur dhe zhurmat po ia bëjnë jetën çdo ditë e më të vështirë.Ai thotë, se pas 40 vjetësh punë, nuk po merr dot frymë në shtëpinë e vet.Pak më tutje, një tjetër banor i zonës prej katër brezash, tregon, se nuk po mundet të hapë dritaret e shtëpisë, ndërsa netët i kalon pa gjumë, për shkak të zhurmave të dhomësfrigoriferike, dhe ajrit të ndotur.Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, menaxheri i restorantit, premtoi, brenda pak ditëve do të zhvendosë tubin e aspirimit dhe do të marrë masa për minimizimin e zhurmave. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan