У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Supë me lëpjetë dhe me kos, shumë shije dhe plot vlera nga zonja Albana или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#rrezedielli #reporttv Supë me lëpjetë dhe me kos 500 gr mish 300 gr lëpjetë 4-5 lugë vaj 1 lugë gjalpë 1 qepë e vogël 250 ml kos Kripë, piper Majdanoz, mendër Ndajmë mishin në racione, e marinojmë me pak kripë dhe e skuqim me 4-5 lugë vaj. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë tek mishi. E trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Më pas hedhim një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë piperin e zi, 500-600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gjellës i hedhim te mishi, i lëmë 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë supën e ngrohtë. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!