У нас вы можете посмотреть бесплатно Fit For Future me studentet e Shkencave Sociale te Universitetit te Tiranes или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Programi i Komunikimit Fit For Future (FFF), ka për qëllim të zhvillojë personalisht individin, të promovojë cilësinë e komunikimit profesional dhe njerëzor, të japë nota të mendimit pozitiv dhe të krijojë një frymë bashkëpunimi në grup. Programi u krijua 6 vite më parë me dëshirën për të kontribuar dhe frymëzuar për një ditë cilësore të individëve të profesioneve të ndryshme, por që ndajnë të njëjtat dëshira e qëllime. Deri kanë marrë pjesë deri tani rreth 1600 individë, punonjës dhe studentë. Platforma ka hapësirë të veçantë për fuqizimin e të rinjve, adoleshentëve apo studentëve, me synimin për t’i dhënë zë këtij kontigjenti të shoqërisë, që është lënë pak në harresë, në formim dhe në kurajo. Sesionet me të rinjtë janë pritur në mënyrë të shkëlqyer dhe kërkesat për organizimin e tyre janë të shumta. Programi është përqafuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, Banka Raiffeisen, TIBO TV, Intersig, Jakova Innovation Center, Klubi Rotarian i Gjakovës, Klubi Rotaract i Shqipërisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Fondacione në mbështetje të komunitetit,Universiteti i Tiranës, Shkolla e Mesme e Përgjithshme „28 Nëntori“ , Shkolla „Oso Kuka në Shkodër“, Fakulteti i Shkencave Sociale Tiranë, gjimnazet e ndryshme të Tiranës, mësuesit e Fshatit „SOS“ në Kosovë, dhe mësuesit e gjimnazeve të Projektit USAID „Junior Achievement Albania. Themeluese dhe udhëheqëse e kesaj platforme të suksesshme është Arlinda Çausholli, gazetare, publiciste, folëse në plaformën ndërkombëtare të fjalimeve TEDx, mbajtur në Itali dhe Kosovë. Eshtë emëruar Ambasadore e Organizatës World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën, në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe. Eshtë vlerësuar me Çmimin „Zonjat që bëjnë Shqipërinë“, për kontributin dhe përkushtimin në shoqërinë shqiptare.