У нас вы можете посмотреть бесплатно DRAFTI NË KUVEND/Forcohen kompetencat e AKEP-it për të ndërhyrë në tarifat me pakicë të komunikimit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#oranews #akep Qeveria ka paraqitur për miratim në Kuvend projektligjin e ri “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Një nga risitë kryesore të projektligjit është përcaktimi i dispozitave të posaçme për kontrollin rregullator të shërbimeve me pakicë të komunikimeve elektronike. Sipas nenit 109 të projektligjit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) mund të vendosë detyrime rregullatore për sipërmarrësit e shpallur me fuqi të ndjeshme në treg, në një treg me pakicë, nëse nga rezultatet e analizës së tregut AKEP krijon bindjen se tregu përkatës nuk është në konkurrencë efektive dhe arrin në përfundimin se detyrimet e vendosura për tregun e lidhur me shumicë nuk janë të mjaftueshme. Sipas projektligjit, detyrimet e vendosura duhet të bazohen në natyrën e problemit të identifikuar dhe të jenë proporcionale dhe të justifikuara. Detyrimet e vendosura përfshijnë kërkesa që sipërmarrësit e identifikuar “të mos ofrojnë çmime të larta, të cilat pengojnë hyrjen në treg ose kufizojnë konkurrencën, ose duke vendosur çmime grabitqare të mos tregojnë preferenca të panevojshme ndaj përdoruesve fundorë specifikë ose shërbime paketë, në mënyrë të paarsyeshme”. AKEP mund të zbatojë ndaj këtyre sipërmarrësve masat e duhura të kufirit të çmimit të shitjes me pakicë, masat për të kontrolluar tarifat individuale ose masat për orientimin e tarifave drejt kostove ose çmimeve në tregje të krahasueshme për të mbrojtur interesat e përdoruesve fundorë dhe për të nxitur konkurrencën efektive. AKEP siguron që, kur një sipërmarrës i nënshtrohet rregullimit të tarifave me pakicë ose rregullimeve të tjera përkatëse të shitjes me pakicë, të zbatohen sistemet e nevojshme dhe të përshtatshme të kontabilitetit të kostos. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekonomi/drafti... Follow Televizionin Ora News Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram / oranewstv Twitter / oranewsrtv