У нас вы можете посмотреть бесплатно Edicioni i Lajmeve Tv Klan 15 Shkurt 2026, ora или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 15 Shkurt 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines Bordi i Paqes, Rama: Kam marrë ftesë nga Trump, do të marr pjesë në takimin e Uashingtonit Kryeministri Edi Rama është ftuar nga presidenti Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e themelimit zyrtar të Bordit të Paqes në Uashington. Ai tha gjithashtu se do të depozitojë në Kuvend nismën që synon t’i japë zgjidhje boshllëkut ligjor për pezullimin e ministrave nga gjykatat. Kallas: Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë me reformat, nuk mund t’u themi nuk jemi gati Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se Shqipëria dhe Mali i Zi po punojnë aktivisht në reformat e integrimit. Kallas theksoi se duhen ndërmarrë vendime të shpejta, pasi vendeve që plotësojnë kriteret nuk mund t’u thuhet se BE-ja nuk është ende gati t’i pranojë. BSH: Zhvlerësimi i lekut, efekt në rritjen e çmimeve. Rrit kostot për importet Një studim i fundit i Banka e Shqipërisë tregon se zhvlerësimi i lekut ka një efekt të madh në rritjen e çmimeve. Sipas Bankës Qendrore, kur monedha vendase dobësohet, çmimet reagojnë më fort sesa kur ajo forcohet, duke rritur kostot për importet. Varësia e të miturve nga rrjetet sociale, pandemi. Ekspertët: Ndalimi i plotë, i vështirë Përdorimi i gjerë i rrjeteve sociale po kthehet në një pandemi globale, që po e çon shoqërinë drejt një izolimi social. Ekspertët thonë se, pavarësisht se disa shtete kanë marrë masa për ndalimin e përdorimit të tyre nga të miturit, kontrolli mbetet i vështirë. Të martën, reshje shiu me intensitet dhe dëborë. Disa qarqe rrezikojnë sërish të përmbyten E marta do të sjellë një përkeqësim të ndjeshëm të motit në vend. Sinoptikanët thonë se për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë, disa qarqe rrezikojnë të përmbyten, ndërsa në zonat malore do të rikthehet dëbora. Ish-presidenti Obama: Në administratën amerikane nuk ka më turp dhe etikë Ish-presidenti Barack Obama ka reaguar për herë të parë për videon e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, ku ai dhe bashkëshortja e tij shfaqeshin si majmunë. Obama tha se politikanët dhe zyrtarët publikë amerikanë nuk kanë më turp dhe etikë. /tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/