У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreze Dielli - Emisioni 10 Shkurt 2026, Receta/ Dhimbja e qafës, ushtrime / Maskë & masazh fytyre или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me patate dhe oriz / Gjellë tigani me perime / Turshi me lakër të bardhë. Dhimbjet e qafës, të njohura ndryshe si çervikalja, janë një problem gjithnjë e më i shpeshtë në jetën e përditshme, sidomos për personat që kalojnë shumë orë përpara kompjuterit apo telefonit. Qëndrimi jo korrekt, mungesa e lëvizjes dhe stresi janë ndër shkaqet kryesore që përkeqësojnë këtë gjendje. Në studio do të tregojmë dhe demostrojmë disa ushtrime të thjeshta dhe efektive që mund të realizohen në kushtet e shtëpisë, si dhe gabimet më të zakonshme që bëjmë gjatë trajtimit të dhimbjeve të qafës. Ledina Nikolla, eksperte e fizioterapisë, ndan disa sekrete profesionale dhe ofron këshilla praktike se si fizioterapia ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe parandalimin e rikthimit të problemit. Lëkura e fytyrës ka nevojë të vazhdueshme për hidratim, veçanërisht përballë faktorëve si ndotja, stresi dhe ndryshimet klimatike. Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më natyrale për ta ushqyer dhe rigjallëruar atë është përdorimi i maskave hidratuese të përgatitura në kushte shtëpie. Në "Bëje vetë" Stela Nikolla realizon një maskë me përbërës natyralë lehtësisht të aksesueshëm, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, i japin asaj shkëlqim dhe ndjesi freskie, duke shmangur përdorimin e produkteve kimike. Lëkura e fytyrës pasqyron jo vetëm bukurinë, por edhe kujdesin që i kushtojmë vetes çdo ditë. Masazhi manual i fytyrës është një nga teknikat më natyrale dhe efektive për tendosjen e lëkurës, tonifikimin e muskujve dhe theksimin e mollëzave, pa përdorimin e aparaturave apo trajtimeve invazive. Estetistja Sidorela Gremi në studion e "Rreze Dielli" zbulon sekretin e këtij masazhi profesional dhe tregon hap pas hapi se si mund ta realizojmë vetë në kushte shtëpie, për një fytyrë më të freskët, më të tonifikuar dhe me konture më të theksuara. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania Follow Report Tv on Facebook: / reporttval Follow Shqiptarja.com on Facebook: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Instagram: / reporttv.al Follow Shqiptarja.com on Instagram: / shqiptarjacom Follow Report Tv on Twitter: / shqiptarjacom Follow Shqiptarja.com on TikTok: / shqiptarjacom #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme