У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Kriminelët shqiptarë në Londër torturojnë e vrasin ‘tradhtarët’, zbulohet.. или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Tabloidi më i madh britanik The Sun Online i ka kushtuar një shkrim mënyrave se si grupet kriminale shqiptare në Europë dhe Angli janë duke përdorur metoda të mafies meksikane në eliminimin e kundërshtareve. Shkrimi ka si titull: “TRONDITJE DHE TMERR”. “Si gangsterët shqiptarë po “trajnohen në torturë” nga vrasësit me pagesë meksikanë, ndërsa gjurmë gjaku po mbulojnë rrugët e Britanisë”, shkruan The Sun në fillim të artikullit duke marrë shkas nga gjetja i varur në një tabelë rrugore në Belgjikë të shqiptarit Bekim Halilaj këtë fund shtatori. Shkrimi i plotë përkthyet nga Top Channel: Kriminelë po varin rivalët nëpër shtylla në Evropë, ndërsa një rast tronditës në Britani tregoi një peng që u torturua për katër ditë përpara se t’i shkuleshin thonjtë. Ishte një pamje aq makabre, saqë kalimtarët në fillim menduan se trupi i përgjakur i varur në një tabelë në anë të rrugës ishte një ‘zbukurim’ për Halloween. Ata u tmerruan kur kuptuan se trupi i varur në billboard ishte një person i vërtetë. Shqiptari Bekim Halilaj, 29 vjeç, besohet se është vrarë nga punëdhënësit e tij pas humbjes së një ngarkese droge, tetë vjet pasi kishte përmbytur Southampton-in me 4 milionë paund kokainë. Trupi i pajetë i Halilajt u gjet i lidhur pas një tabele rrugore në një unazore kryesore në Bruksel muajin e kaluar. Ekspertët i thanë “The Sun” se kjo vrasje e ftohtë tregon për rritjen e dhunës mes bandave shqiptare, të cilat kanë adoptuar taktikat e përdorura nga kartelët meksikanë. Gangsterët e Amerikës së Jugut janë të njohur për përdorimin e metodave brutale të tipit “tronditje dhe tmerr”, si varja e viktimave, prerja e kokave dhe torturat. Viktimat e gangsterëve shqiptarë në Britani janë torturuar, djegur në makina, u janë hequr thonjtë apo janë zhdukur pa gjurmë. Profesori i kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Ervin Karamuço, tha se vrasësit me pagesë meksikanë janë bërë “konsulentë” të gangsterëve kryesorë shqiptarë. Ai tha: “Shkollat e torturës dhe dhunës vdekjeprurëse të kartelëve meksikanë janë bërë model për rrjetet kriminale, një mjet jashtëzakonisht efektiv për vendosjen e autoritetit, frikës dhe kontrollit mbi tregtinë e drogës. Instruktorë nga kampet famëkeqe të trajnimit për vrasës me pagesë, tani shërbejnë si konsulentë për grupet e lidhura që blejnë ‘ekspertizën’ e tyre. Çdo vit, këto taktika përvetësohen me kujdes nga bandat shqiptare që bashkëpunojnë me kartelët. Rezultati? Hetimet policore bëhen shumë më të vështira, këto metoda janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe pothuajse nuk lënë gjurmë. Dihet mirë që të ashtuquajturit ‘ambasadorë’ shqiptarë qëndrojnë në Amerikën Latine, jo për turizëm, por për të bërë marrëveshje drejtpërdrejt me kartelët.” Halilaj ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kontrabandoi më shumë se 4 milionë paund kokainë përmes Southampton-it. Ai u dënua me 7 vjet burg në vitin 2017 për furnizim me drogë të klasit A, së bashku me tre bashkëpunëtorë. Gjykata e Lartë e Southampton-it tha se kokaina, e sjellë nga tregtarë në Essex, ishte e cilësisë së lartë, në disa raste 91 për qind e pastër. Pas dënimit, Halilaj u deportua në Shqipëri, por më vonë u zhvendos në Belgjikë, ku autoritetet kanë hapur hetime për vdekjen e tij. Një burim për mediat belge RTL tha: “Halilaj u rrëmbye, u ekzekutua dhe u var si paralajmërim pas humbjes së një ngarkese të madhe droge, me mesazhin e qartë: ‘Kështu ndodh nëse na tradhton.’” Koka të prera në pistë vallëzimi Nuk është hera e parë që bandat shqiptare përdorin taktikat e kartelëve meksikanë. Në Amerikën e Jugut, njerëzit janë mësuar me trupat e varur në ura, një fenomen i zakonshëm që nga fillimi i viteve 2000. Koka të prera janë hedhur nëpër pista vallëzimi, pjesë trupash janë gjetur në frigoriferë, makina të djegura dhe ekzekutime të menjëhershme janë bërë rutinë. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Londer#TopChannelNews