У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Macron “gati për sherr” me SHBA-në: Të kapim momentin e Groenlandës! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Për presidentin francez Emmanuel Macron, Europa duhet të përgatitet për tensione të mëtejshme në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ta konsiderojë atë që ai e përshkruan si “momenti i Groenlandës”, si një sinjal paralajmërues për nevojën e përshpejtimit të reformave të brendshme dhe forcimit të rolit global të Bashkimit Europian. Në intervista të publikuara në disa media evropiane, përfshirë Le Monde dhe Financial Times, shefi i Elizesë thekson se një ulje e përkohshme e tensioneve me Uashingtonin nuk duhet interpretuar si një ndryshim afatgjatë në qasjen amerikane ndaj Europës. Pavarësisht se disa mosmarrëveshje lidhur me Grenlandën, tregtinë dhe teknologjinë duket se janë zbutur, rreziqet për përplasje të reja mbeten të pranishme, insiston Macron. Ai i mëshoi idesë se në rastet kur përballet me veprime që i sheh si agresive, Europa nuk duhet të reagojë duke u tërhequr apo duke kërkuar kompromis të menjëhershëm. Një qasje e tillë, kujtoi presidenti francez, është ndjekur për disa muaj e në fakt, nuk ka dhënë rezultate konkrete. Macron u shpreh po ashtu se administrata e presidentit amerikan Donald Trump kishte mbajtur një qëndrim të hapur kritik ndaj Bashkimit Europian, duke synuar sipas tij dobësimin e strukturës së bllokut europian. Ai paralajmëroi se në muajt në vijim SHBA-të mund të shtojnë presionin ndaj BE-së, veçanërisht në fushën e rregullimit dixhital, duke insistuar se kjo kërkon një përgjigje më të koordinuar dhe më të fortë nga ana e vendeve europiane. Deklaratat e Macron vijnë përpara samitit të liderëve të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet të enjten në Bruksel. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopChannelNews